POLITIKË /

Berisha e Rama bashkë për të ndryshuar Kushtetutën? Shehaj: Ajo që duan të bëjnë është shumë e keqe

Sipas tij, është shumë e rëndë që pas gjithë akzuave mbi zgjedhjet, tani Berisha shprehet i gatshëm për marrëveshje me Ramën.

Shkruar nga Versus

Berisha e Rama bashkë për të ndryshuar Kushtetutën? Shehaj:

Kreu i partisë ‘’Mundësia’’, Agron Shehaj ka dalë kundër idesë së Sali Berishës për një marrëveshje me Ramën sa i takon disa ndërhyrjeve në Kushtetutë, lidhur me krijimin e senatit dhe uljen e numrit të deputetëve. Shehaj tha se diskutimet për marrëveshje nuk janë pozitive pasi marrëveshja mes Ramës e Berishës ka për qëllim përfitimin e tyre personal.

“Vetëm pozitive nuk është. Unë jam i bindur që kjo  nuk është gjë fare me çfarë do bëhet. Ajo që do bëjnë është shumë më e keqe. Sapo patën zgjedhje në 11 maj dhe sikur nuk ka ndodhur asgjë, pas disa muajsh japin deklaratën për marrëveshjen dhe ndryshimin e kushtetutës. Unë po them çfarë tha para dy ditësh. Do shohim edhe më keq se kaq.

Është e qartë që pas asaj që ka ndodhur dalin dhe thonë do bëjmë marrëveshje. Ishte e paimagjinueshme për drejtuesin opozitarë. Një gjë që nuk e priste askush. Janë ta gatshëm të ndryshojnë kushtetutën. Çfarë ndodh si arritën në këtë pikë. Shumë e thjeshtë kanë vendosur të bëjnë një marrëveshje nga e cila kanë përfitime. Një palë, Rama si e keqja më e madhe e këtij vendi ka nevojë ta marrë në kontroll drejtësinë”, u shpreh Shehaj në ‘’Top Story’’. Versus.al

Poll