POLITIKË /

Berisha në SPAK me kapelen e fushatës: Vetting 32 vjeçar ndaj meje! SKAP-i po keqpërdoret nga Rama

Sipas kreut të PD, gjatë hetimit ndaj tij dhe vettingut 32 vjeçar, është provuar se ka vetëm 100 mijë euro kursime dhe një apartament 40 metër katrorë më të madh se ai i mëparshmi.

Shkruar nga Versus

Berisha në SPAK me kapelen e fushatës: Vetting 32 vjeçar ndaj

Kryedemokrati Sali Berisha u paraqit sot në SPAK për të zbatuar masën e sigurisë. Në dalje mbajti një fjalim para qytetarëve të mbledhur në mbështetje të tij.

Sipas Berishës, SPAK po keqpërdoret nga Rama me qëllim që të sigurojë mandatin e katërt duke sulmuar opozitën.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për të zbatuar masën e sigurisë të caktuar ndaj tij për aferën “Partizani”. Ndryshe nga paraqitjet e tjera, këtë herë Berisha kishte vendosur edhe kapelen e fushatës elektorale me nr.1 që simbolizon renditjen e partisë në listën ku do të votohet më 11 maj.

Në dalje nga SPAK, ai mbajti edhe një deklaratë para dhjetërave mbështetësve të mbledhur. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se po e keqpërdor SPAK-un për të goditur kundërshtarët politikë.

“Erdha këtu pa përtesë çdo dy javë sepse ardhja ime shërben si një dëshmi e kepërdorimit të drejtësisë nga Edi Rama për të luftuar kundërshtarët politikë. Hetimi shterues 4 vjeçar dhe vetting 32 vjeçar i Sali Berishës kanë treguar se ai dhe familjarët e tij nuk kanë përdorur kurrë asnjë favor dhe se kursimet e tyre janë në përputhje me ligjet e vendit, përbëjnë gjithsej 100 mijë euro dhe 40 metër katrorë, një apartament më të madh se ai në diktaturë. Keqpërdorimi i SPAK është strategji e Ramës për të goditur opozitën shqiptare. Është pjesë e projektit të tij makabër për të marrë një mandat të katërt”- u shpreh Berisha mes të tjerash.

Ndërsa tha se në shkresën ku kishte firmosur për paraqitjen e tij, kishte lënë një shënim për kreun e SPAK, Altin Dumanin duke i thënë se moshetimi i aferës “Mc Gonigal” përbën një krim ndërkombëtar. Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: