POLITIKË /

"Betejë gjer në rrëzimin e Ramës", Berisha zbulon strategjinë e PD për protestën e 10 shkurtit

Berisha thotë se strategjia kryesore do jetë protesta deri në largimin e Ramës nga pushteti.

Shkruar nga Versus

"Betejë gjer në rrëzimin e Ramës", Berisha zbulon

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur sërish për protestën e 10 shkurtit të thirrur para godinës së kryeministrisë me synim kryesor largimin e Ramës nga pushteti. Duke thënë se Rama nuk ka më legjitimitet për të qenë kryeministër, Berisha tha se strategjia e PD është që të protestojë deri në rrëzimin e qeverisë aktuale nga pushteti.

Më herët ai ka përmendur edhe skenarin e "ngujimit" në sheshin para kryeministrisë. 

"Strategjia e PD është absolutisht betejë gjer në rrëzimin e Edi Ramës. Edi Rama nuk ka më legjitimitet. Për çdo qytetar, ne shohim një zgjerim të madh të mirëkuptimit dhe jemi shumë të inkurajuar, shumë mirënjohës ndaj qytetarëve.
Sepse që një qytetar të zemërohet ndaj pushtetit të vendit të tij, duhet të ketë motive të forta.

Dhe qytetarët e kanë kuptuar se kanë motivet më të fuqishme që mund të ekzistojnë. Qeveria nuk ka legjitimitet. Ka shndërruar zgjedhjet në farsë. Motivi i dytë, qeveria ka vjedhur qindra dhe miliarda euro dhe jo vetëm që nuk do të ndjejë përgjegjësinë, por bllokon drejtësinë.

Janë dy faktorë madhorë që delegjitimojnë çdo pushtet. Dhe shqiptarët janë të vendosur një minutë e më parë me çdo çmim nga një pushtet i paligjshëm si ky që është sot"- u shpreh Berisha gjatë konferencës për media. Versus.al

Poll