Kompania CWP Europe mori sot lejen për ndërtimin e parkut të energjisë së rinovueshme me erë në Tropojë, me një kapacitet prej 600 MW, një zhvillim kyç për strategjinë energjetike të Shqipërisë dhe një hap i rëndësishëm drejt pavarësisë energjetike të vendit.
Në ceremoninë e certifikimit, të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama zv.kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe e ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn.
Drejtori ekzekutiv i CWP Europe, Dimitar Enchev, u shpreh se projekti është një nga më të rëndësishmit për politikat energjetike të Shqipërisë, duke theksuar nevojën për një bashkëpunim të ngushtë mes sektorit privat dhe atij publik.
“Ndërsa zhvillimi i një ambienti energjetik kaq kompleks nuk është i thjeshtë, me përkushtim dhe vizion ne e kemi bërë këtë projekt realitet”, tha Enchev.
Ai shtoi se projekti i parkut eolik në Tropojë do të forcojë strategjinë e energjisë së Shqipërisë dhe do të sigurojë një furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, duke integruar energji të rinovueshme në ekonominë e vendit.
Një nga prioritetet kryesore të CWP Europe tha ai, është angazhimi me komunitetin lokal.
Projekti nuk përfshin vetëm vendosjen e turbinave, por edhe zhvillimin e infrastrukturës lokale dhe përfitime direkte dhe indirekte për ekonominë e zonës, duke u bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare të angazhimit komunitar, sipas modelit që kompania ka zbatuar edhe në Australi.
'Do them vetem dy fjalë. E para do të doja shumë të falenderoja zotin kryeministër, zotin Rama dhe zonjën Balluku për mbështetjen e tyre për vizionin e tyre për ta nxitur përpara këtë projekt kaq të rëndësishëm për politikën energjitike të Shqipërisë në mënyrë që ato të shkojnë në drejtimin e duhur. Nuk është aspak e thjeshtë të zhvillohesh, të krijosh zhvillime të reja në një ambient energjitik kaq komplkes dhe kjo kërkon një bashkëpunim shumë të ngushtë mes sektorit privat dhe sektorit publik dhe ne e kemi parë ktë gjë.
Së bashku me dëshirën e mirë dhe vizionin për ta bërë këtë gjë realitet. Herën e fundit kam qenë në tetor para tre muajsh dhe nënshkruam një marrëvehsje të përbashkët më Bashkimin Europian dhe tani ne marrim lejen që na lejon të angazhohemi në përgatitjen e fazave të fundit të projektit ton. Projekti në fakt është vërtet shumë ambicioz. 600 Mw në treg në një treg si Shqipëria nuk është fjalë e vogël. Kur e filuam këtë projekt në vitin 2007, ka qenë një projekt që ne e kemi ndërtuar në Europë me 600 MW dhe atëherë konsiderohej projekt i madh. Njerëzit mendonim që ishim të çmendur dhe këtë e menduan disa njerëz kur e treguam këtë projekt këtu në Shqipëri, por ja tek jemi sot dhe po bëjmë një progress shumë të mirë dhe për këtë arsye do të doja të falenderoja të gjithë palët që janë të përfshirë.' u shpreh ndër të tjera Drejtori ekzekutiv i CWP Europe
Projekti e parkut eolik në Tropojë me kapacitet të instalaur 600 MW është pjesë e një strategjie më të gjerë rajonale, që përfshin edhe projektin Montechevo 400 MW në Mal të Zi, me energji diellore dhe ruajtje baterish, në kuadër të një investimi total prej mbi 1,1 miliard euro.
Këto projekte janë mbështetur nga Komisioni Europian (DG ENEST), Agjencia Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA) dhe Agjencia e Investimeve të Malit të Zi, duke nënvizuar rëndësinë e tyre për sigurinë energjetike rajonale dhe tranzicionin e gjelbër të Ballkanit Perëndimor.
Ky park konsiderohet një nga më të mëdhenjtë në Evropë dhe synon të kontribuojë në modernizimin e sistemit energjetik të Shqipërisë, duke ulur varësinë nga burimet fosile dhe duke sjellë energji të pastër dhe të qëndrueshme për vendin.
Projekti parashikohet të bëhet realitet për 12 muaj.
Gjatë 17 viteve të fundit, CWP ka investuar në zhvillimin e qëndrueshëm dhe tranzicionin energjetik, duke zhvilluar me sukses parqet më të mëdha me erë në rajon, përfshirë edhe më të madhin në Evropë, projektin Fântânele-Cogealac 600 MW në Rumani. Aktualisht kompania po zhvillon mbi 7 GW kapacitet në energji të rinovueshme./Versus.al


