POLITIKË /

“Dëshiron të ketë viktima në protestë”, Koçi për Berishën: Ndihet i sfiduar nga Salianji

Shkruar nga Versus
“Dëshiron të ketë viktima në protestë”,
Petro Koçi

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “Off Record” ku tha se kryedemokrati Sali Berisha dëshiron që të ketë viktima në protestë duke shtuar se vetëm një ngjarje e rëndë mund t’i shërbejë për ta sfiduar qeverinë.

“Duke parë këtë seri protestash të dhunshme dhe duke analizuar edhe rezultatin zero të tyre nga pikëpamja politike, duket qartazi që ai kërkon një ngjarje të rëndë dhe praktikisht ajo që ka bërë sot e ka demaskuar qëllimin e tij. Ai e dëshiron një viktimë, ai dëshiron të ketë snajpera, dhe të këtë një polici apo një gardë si ajo e 21 janarit, që të qëllojë mbi protestuesit, dhe pastaj mbi kufoma të mund të ngrejë një proces, ku vërtet mund ta sfidojë status quo-në e sotme politike. Kemi të bëjmë me të njëjtin njeri dhe me të njëjtën organizatë politike që ka bërë 14 shtatorin, 21 janarin, 97’-ën, zgjedhjet e 96-ës, zgjedhjet e përgjakshme të Libovshës dhe një seri ngjarjesh në kohën kur ka qenë Basha kryetar partie, përballë Kryeministrisë dhe Parlamentit”, tha ish-deputeti.

Më tej shtoi se Berisha ndihet i sfiduar nga Salianji në PD dhe se është në krizë lidershipi.

“Berisha ndihet i sfiduar, e ndjen që kredibiliteti i tij brenda PD-së ka rënë. Është në krizë lidershipi dhe lidhet me zgjedhjet e ardhshme brenda PD-së. Fakti që edhe një i dënuar për arsye ordinere si z.Salianji, mbledh kaq shumë njerëz në sallat ku shkon, është një sfidë për z.Berisha”, vijoi ai.  Versus.al

Poll