POLITIKË /

Dështimi për zgjedhjen e presidentit, Osmani: Mbrëmë, natë e rëndë për Kosovën! Mjaft me përçarje

Për emrin e Osmanit, LDK kishte mbledhur 15 firma si propozim për presidente.

Shkruar nga Versus

Dështimi për zgjedhjen e presidentit, Osmani: Mbrëmë,

Ish-presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e ka konsideruar një "natë të rëndë" mbrëmjen e djeshme pasi nuk u arrit të zgjidhej presidenti i ri i vendit duke shkuar kështu sërish në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Osmani bëri thirrje për ndalimin e përçarjes dhe propagandës mes njëri-tjetrit. 

“Mbrëmë ka qenë një natë e rëndë për Kosovën, por ky popull ka ditur të ngritet edhe nga momentet shumë më të rënda. Prandaj ka ardh momenti që ta japim dashni dhe vetëm dashni për vendin tonë. Mjaft më me propagandë, mjaft më me urrejtje, mjaft më me përçarje, mjaft më me ndjellje të frikës, mjaft më. Aty ku ka urrejtje duhet të sjellim vetëm dashni për njëri tjetrin dhe për vendin tonë. Aty ku ka frikë duhet të sjellim shpresë, e aty ku ka propagandë e shpifje duhet ta mbrojmë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Ju ftoj që të bashkoheni në këtë mision sepse rrugët që mbyllen nga padrejtësitë gjithmonë hapen nga populli”, ka thënë Osmani. Versus.al

Poll