
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit ironizoi opozitën sa i takon pretendimeve të saj mbi reagimin e SHBA për skandalin e AKSHI-t.
Rama përmendi sërish Christopher Lacivitan, ‘strategun’ e fushatës së PD të cilin e quajti “Latif magjistari”.
“Çojani SPAK-ut dhe kërkojini menjëherë urgjent atyre që paguhen në Amerikë dhe atij Latifit, ku është ai Lafiti si e keni mor aman Latif Magjistarin. I thojini Latifit që gjithë këto denoncimet t’ja çojë atij kongresmenit se e kanë në xhep atë kongresmenin që i merr nga ju dhe del i lexon atje që kongresi Amerikan do merrej me AKSHI-n. Çojani Latifit tani që të dali ta këndojë ai kongresmeni dhe pastaj të dilni ju këtu dhe të thoni kongresi amerikan...ai kongresmeni dhe kongresi amerikan kanë po aq lidhje sa amendamentet e Nard Ndokës me projektligjin e PS”- deklaroi Rama përpara se të largohej nga salla. Versus.al


