Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga kantieri i Teatrit të Ri Kombëtar në Tiranë, ku puna vijon çdo ditë për ndërtimin e godinës së re. Ai e ka cilësuar teatrin si një tjetër vepër arkitektonike mbresëlënëse që do të pasurojë kryeqytetin dhe do të kthehet në ikonë të artit dhe kulturës shqiptare.
“Një tjetër simbol i artit e kulturës po merr formë në zemër të Tiranës”, shkruan Rama krahas pamjeve të punimeve.
Sipas tij, godina e re do të shndërrohet në një hapësirë moderne, funksionale dhe të denjë për jetën artistike e kulturore të vendit.







