POLITIKË /

E akuzuan se ishte negociatore për Endri Shabanin, Grida Duma i përgjigjet ashpër Berishës dhe Nokës: Qesharakë!

Shkruar nga Versus

E akuzuan se ishte negociatore për Endri Shabanin, Grida Duma i

Pas akuzave të Sali Berishës dhe Flamur Nokës ndaj Grida Dumës, të cilën e kanë cilësuar si negociatore të Edi Ramës dhe Endri Shabanit, për zgjedhjen e këtij të fundit në krye të institucionit të Avokatit të Popullit, ka ardhur reagimi i moderatores

Përplasja ndodhi pasi Flamur Noka hodhi tezën se lobimin për Endri Shabanin e bëri Grida Duma duke e kritikuar ish deputeten e Partisë Demokratike.

“Në mbledhje kanë thënë pesë deputetë që i ka telefonuar dhe e pranoi dhe vetë Saliani. Madje ka gojëdhëna që vetë Grida është negociatore te Rama për Endri Shabanin”, tha Noka.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Grida Dumës e cila mohon të jetë e përfshirë duke përdorur tone ironie ndaj Nokës dhe Berishës.

“Isha në qetësinë time deri sa nga e premtja me vijnë disa mesazhe. Mesazhe ca me çudi, ca me sharje.

Thash çfarë ka ndodhur. Kishte dalë Mul Noka nga mbledhja e Kryesisë së partisë dhe kishte thënë që Grida Duma ka lobuar për avokatin e Popullit. Shiko, ndokush ka dëshirë që të më thërrasim, e kuptoj, po nëse ka shqiptarë, demokratë që e kanë ndjekur politikën, por nuk e dinë mirë se kur unë futem në lojë, nuk është kjo lloje loje që bej. Unë nuk e kuptoj se çfarë strategjie po bëjnë ata, por po kuroj që ata nuk dinë gjë hiç.

Nuk e dinë ata që një pushtet si Avokat i Popoullit, faleminderit që ma japin, por po ua kthej mbrapsht me gjithë lecka. Sepse e kanë bërë me arna logjikën e vet”, shkruan Duma.

Duma shprehet me ironi se Noka dhe Berisha nuk ishin në opozitë, por në pushtet, që sipas saj nuk e lëshojë kurrë.

“Kur vijnë në studio televizive thonë: mos i bëni opozitë-opozitës. Po ku është në opozitë? Ju keni nga 20 vite në pushtet mo? Po ku dini të lëshoni pushtet ju? Se po të dinit, nuk do bënit një pocaqi me një anëtarësi të shkretë. Po nuk ka një muaj që i ka dalë një skandal i zi i PD-së”, ironizoi moderatorja.

Grida Duma nuk i ka kursyer “thumbat” as kundër Sali Berishës duke deklaruar se “E kam qef atë që po them sot. Ishte një incident në Kamëz, dhe më pas e kanë bërë qesharakë këtë të Avokatit të Popullit.

el Berisha dhe thotë që ia dhamë votat Endri Shabanit, se na mbështeti për Flor Binajn. Del Korreshi dhe thotë na tha Mul Noka se firmosni të gjithë, se kur të vi votimi do ta prishim. Pastaj del Mul Noka, që i thotë Gon Dukës, thuaj pak asaj, se kam hall dhe nuk di sesi ma merr, se s’jemi mirë këto kohë.

Kanë kohë që s’janë mirë. Dhe pastaj del Noka dhe thotë se këto 28 firmat nuk janë tonat, por del dhe na i merr padashje Salianji. Dhe më pas del Berisha dhe thotë: Bëjmë edhe ne gabime. Po si ndodh që gabimet që bëni ju, bën kreu, janë të falshme, dhe gabimet që bën anëtarësia nuk falen ndonjëherë. Si ndodh kjo?”

Përplasja vjen pas zgjedhjes së Endri Shabanit në krye të institucionit të Avokatit të Popullit pët të cilin Sali Berisha ka kërkuar ndjesë ndaj demokratëve duke sqaruar se kanë tërhequr firmat për mbështetjen e tij./ Versus.al

Poll