POLITIKË /

E uroi për fitoren në zgjedhje, Rama i përgjigjet Orbanit: Faleminderit me gjithë zemër! Të mirëpres në Tiranë!

Në përgjigje të këtij urimi, Rama ka shprehur mirënjohjen e tij dhe ka vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe europian.

Shkruar nga Versus
E uroi për fitoren në zgjedhje, Rama i përgjigjet Orbanit:
Edi Rama/ Viktor Orban

Pas fitores në zgjedhjet e 11 majit, Kryeministri Edi Rama ka marrë urime nga liderë të ndryshëm ndërkombëtarë, përfshirë edhe Kryeministrin hungarez Viktor Orbán.

Në përgjigje të këtij urimi, Rama ka shprehur mirënjohjen e tij dhe ka vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe europian.

“Faleminderit me gjithë zemër, i dashur Viktor. Mezi pres të vazhdojmë punën tonë së bashku në interesin më të mirë të vendeve tona të bukura, si dhe për integrimin e plotë të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE — një kauzë që ti e ke mbështetur prej kohësh. Dhe po, mezi pres të të mirëpres në Tiranë për Samitin e EPC-së, pas atij takimi fantastik që ndamë në Budapest vetëm gjashtë muaj më parë — ku ti vendose një standard shumë të lartë, miku im”, shkruan Rama.

Poll