
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij gjatë takimit me banorët e Zvërnecit që pretendojnë se janë pronarët e vërtetë të tokës ku pritet të zhvillohet projekti turistik i Ivanka Trump, atakoi dhe protestën qytetare që po mbahet në Tiranë kundër këtij projekti.
Rama tha se çështjen e investimeve nuk e përcaktojnë personat që dalin në shesh prej 6 ditësh, por elektorati që e ka votuar PS.
“Mos ki merak cështje e investimeve se nuk e përcaktojnë protestat, ata që dalin në rrugë që thonë se e vendosim ne se jemi popull. Po ata që votojnë nuk janë popull ata?
Jo 5 mijë të dalin, po 500 mijë të dalin në shesh, nuk mjafton. Se janë 800 e kusur mijë që kanë bërë marrëveshje me mua dhe PS.
Zvërneci nuk doli sot, e kam thënë në fushatë.”, tha Rama.
Pjesë nga takimi
Qytetari: jemi pro zhvillimit, mos na i largoni investitorët nga zona
Rama: mbani pastër zonën tuaj, se problem më I madh në cdo territory janë bizneset sa I takon pastërtisë.
Pastaj mos ki merak cështje e investimeve se nuk e përcaktojnë protestat, ata që dalin në rrugë që thonë se e vendosim ne se jemi popull. Po ata që votojnë nuk janë popull ata?
Jo 5 mijë të dalin, po 500 mijë të dalin në shesh, nuk mjafton. Se janë 800 e kusur mijë që kanë bërë marrëveshje me mua dhe PS.
Zvërneci nuk doli sot, e kam thënë në fushatë.

