POLITIKË /

“I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit”/ Tjetërsimi i pronave, Rama zbulon “katrahurën” në Jugun e Shqipërisë

Sipas kryeministrit, një familje pretendon pronësinë e një objekti historik me dokumente të kohës së Perandorisë Osmane.

Shkruar nga Versus

“I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit”/

Kryeministri Edi Rama, pranoi situatën me pronat në bregdet dhe zonat turistike dhe mbivendosjen e tyre si pasojë e korrupsionit në Kadastrat evendit.

Në takimin me banorët e Zvërnecit këtë të premte, Rama përmendi një tjetër rast që, sipas tij, lidhet me tjetërsimin e pronave në jug të Shqipërisë, duke thënë se edhe Teatrit të Butrintit i ka dalë pronari.

Sipas kryeministrit, një familje pretendon pronësinë e një objekti historik me dokumente të kohës së Perandorisë Osmane.

"Ka zona në det që u ka dalë pronari, se i kishin me AMTP dhe thoshin që këtu nuk ka pasur det. Dhe më keq, i ka dalë pronari edhe Parkut të Butrintit.

I ka dalë Teatrit të Butrintit trashëgimtari në Shqipëri. Është një familje që thotë se Parkun e Butrintit e kemi pasur të gjithë ne.

Por kur e ke pasur? Si e pate dhe si të erdhën letrat nga Greqia e Lashtë? I kam që nga periudha e Turqia, thonë", tha ai.

Poll