
Kryeministri Edi Rama, gjatë një tubimit me rastin e 35-vjetorit të PS në Vlorë, iu përgjigj akuzave të protestuesve për investimet e huaja dhe projektet turistike në vend, duke theksuar se Shqipëria duhet të jetë e hapur për zhvillim dhe investime.
Rama deklaroi se slogani “Shqipëria është e shqiptarëve” nuk duhet të përdoret për të penguar zhvillimin ekonomik dhe investimet, duke nënvizuar se vendi ka nevojë për respekt, bashkëjetesë dhe mundësi për të gjithë.
“Shqiptarët për Shqipërinë, jo Shqipëria e shqiptarëve. Shqipëria ka nevojë për respekt dhe për këdo që vjen të kontribuojë në zhvillimin e saj”, u shpreh ai.
Rama hodhi poshtë pretendimet se punëtorët e huaj po zëvendësojnë shqiptarët në sektorin e turizmit, duke argumentuar se pagat në shumë hotele dhe restorante të bregdetit shqiptar janë të krahasueshme, madje në disa raste më të larta se ato në Greqi.
Duke iu referuar investimeve në ishullin e Sazanit, ai mohoi akuzat se qeveria po shet pasuritë publike.
“Nëse do të shisnim Shqipërinë, Sazani do të ishte privatizuar. Sazani mbetet pronë e popullit shqiptar. Investitorët janë të mirëpritur të investojnë, por jo të privatizojnë ishullin”, deklaroi Rama.
Edi Rama: Po kur thonë se do na vijnë indianët, malajzezët, do na marrin punën në hotele dhe restorante, a thua se këta që i thonë këto mbeten në dyert e hoteleve dhe restoranteve të kërkojnë punë. Këto broçkulla ua thonë dhe atyre që janë turrur në Shqipëri të përcjellin gjithfarë lajmesh. Jo se një pjesë janë armiq apo konkurrentë, por një pjesë ka një hall tjetër, se nuk e kanë me Vlorën dhe flamingot, por e kanë me babanë dhe vjehrrin e atyre që duan të bëjnë investime në Shqipëri.
Luftën që kanë atje e ushqejmë ne me këta sharlatanët tanë që lidhin një flamur, shajnë me libër shtëpie dhe thonë “Shqipëria është e shqiptarëve”. Thonë se këto resorte do të sjellin të huaj sepse duan t’i paguajnë për një copë bukë, ndërkohë që në hotelet e Vlorës dhe restorantet pagat janë njësoj apo pak më të larta se në Greqi. Në bregdetin tonë, nga Dhërmiu deri në Ksamil, pagat janë njësoj ose pak më të larta se në Greqi.
Ndërkohë që ata flasin për pronat, se po shitet Shqipëria. Shqipëria është përdhunuar shumë kohë para se ju të më jepnit besimin të drejtoja. Është përdhunuar nga honxhobonxhot kur titujt e pronësisë i morën nga kutitë ku ruheshin. Shqiptarët e viteve 1991-1992 i morën dhe i bënë fije-fije letrat e pronës. E bënë aq të madh çorapin sa sot paguhen pasojat.
Ne nuk mund të themi se e ç’kollopsëm tërë atë çorap, por themi se kemi bërë shumë për të vënë rregull dhe të zeza si ato të zeza që dalin mbi ujë për pronat ne s’kemi bërë kurrë. Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani. Sazanin e kanë dashur edhe të tjerë ta bëjnë destinacion turistik, por ne s’po bëjmë atë që bënë të tjerët, që e ofruan Sazanin për ta privatizuar. Pavarësisht se ata që na erdhën janë shumë herë më të fuqishëm, u kemi thënë se Sazani është tokë dhe pronë e popullit shqiptar dhe se në Sazan janë të mirëpritur të investojnë

