AKTUALITET /

FOTO/ Mbërrijnë nga Dubai 6 personat e përfshirë në grupe kriminale, mes tyre vëllai i Aleks Pepajt dhe vëllai i Edmond Papës

Sipas hetimeve, Kristo Qirici dhe Shkëlzen Kraja dyshohen si pjesëtarë të një grupi kriminal që kultivonte kanabis në zonën e Sarandës dhe në fshatrat përreth gjatë viteve 2019-2021

Shkruar nga Versus

FOTO/ Mbërrijnë nga Dubai 6 personat e përfshirë në

Policia e Shtetit ka finalizuar sot ekstradimin nga Emiratet e Bashkuara Arabe të gjashtë shtetasve shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për përfshirje në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, krimeve kompjuterike dhe pastrimit të produkteve të veprimtarisë kriminale.

Sipas njoftimit zyrtar, operacioni u realizua në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe autoriteteve ligjzbatuese të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Mes tyre janë dhe vëllai i Mir Pepajt dhe vëllai i Edmond Papës

Bëhet fjalë për shtetasit:

Kristo Qirici alias Jetmir Hoxha alias Jetmir Qirici;

Shkëlzen Kraja;

Ilir Lazri alias Ilir Sula;

Aleks Pepaj alias Shkëlqim Pepaj;

Devit Patrut alias Elidon Skendaj alias Devid Boraj alias Fatmir Pepaj;

Merxhan Çeliku.

Sipas hetimeve, Kristo Qirici dhe Shkëlzen Kraja dyshohen si pjesëtarë të një grupi kriminal që kultivonte kanabis në zonën e Sarandës dhe në fshatrat përreth gjatë viteve 2019-2021. Pas kultivimit, lënda narkotike dyshohet se trafikohej drejt vendeve të Bashkimit Europian përmes rrugëve ndërkombëtare të kontrabandës

Poll