POLITIKË /

Samiti i BE në Tivat/ Ursula von der Leyen: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi

Franca dhe Gjermania mbështesin një proces të anëtarësimit gradual, ndërsa drejtuesit e Bashkimit Europian vlerësojnë se Shqipëria po ecën në drejtimin e duhur drejt anëtarësimit në BE

Shkruar nga Versus

Samiti i BE në Tivat/ Ursula von der Leyen: Shqipëria

Shqipëria do të anëtarësohet pas Malit të Zi. Ky ishte mesazhi që dha nga Samiti i BE-Ballkani Perëndimor që u zhvillua në Tivat të Malit të Zi.

Franca dhe Gjermania mbështesin një proces të anëtarësimit gradual, ndërsa drejtuesit e Bashkimit Europian vlerësojnë se Shqipëria po ecën në drejtimin e duhur drejt anëtarësimit në BE.

Presidentja e Ursula von der Leyen deklaroi se objektivat e Bashkimit Europian janë të qarta: Mali i Zi pritet të bëhet anëtar në vitin 2028 dhe Shqipëria të jetë vendi i radhës që do ta ndjekë.

“Ky samit tregon se Ballkani Perëndimor po afrohet me Bashkimin Europian. Diskutuam se si ta bëjmë këtë moment edhe më të fortë. Ky është një vendim strategjik, i bazuar në bashkëpunim dhe besim. Besojmë se Mali i Zi mund të bëhet vendi i 28-të anëtar në vitin 2028. Shpresojmë që Shqipëria ta ndjekë shpejt dhe që i gjithë rajoni të ecë në të njëjtin drejtim. Çdo propozim që përmirëson procesin e zgjerimit është i mirëpritur”, theksoi Von der Leyen.

Edhe Presidenti i Këshilli Europian, António Costa, vlerësoi progresin e Shqipërisë, duke theksuar se vendi ka hyrë në fazën përfundimtare të negociatave

Poll