POLITIKË /

“Ky vend është vetëm i juaji, i thoshte Hitleri gjermanëve”, Rama për protestuesit: Janë delirantë dhe sharlatanë, investimi në Zvërnec do jetë bekim për ekonominë

Rama tregoi se ka ardhur nga Tivati, duke thënë se një vend me 10 mijë banorë, sot pret 5 milionë turistë, falë projektit turistik që u zhvillua

Shkruar nga Versus

“Ky vend është vetëm i juaji, i thoshte Hitleri

Nga mitingu në Vlorë me rastin e 35-vjetorit të PS të këtij qarku, kryeministri Edi Rama i ka dhënë përgjigje protestuesve që po zhvillojnë në ditën e 6-të një protestë masive kundër projektit turistik të Zvërnecit.

Rama tha se investimi në Zvërnec do të jetë një bekim për ekonominë e Shqipërisë, ndërsa protestuesit thjesht delirantë dhe sharlatanë.

“Ky vend është vetëm i juaji i thoshte Hitleri gjermanëve. Dhe ju e dini shumë mirë sesi mbaroi historia. Kush flet kundër të huajve, do të thotë të zgjosh instinkte tepër të errëta të racizmit.

Shqipëria kishte vetëm shqiptarë, por populli mori malet. Shqiptarët për Shqipërinë dhe jo Shqipëria e shqiptarëve.

Populli ngec kur udhëhiqet nga delirantë dhe jo nga ata që ëndërrojnë që ky vend të bëhet. Shqipëria ka nevojë për respekt, edhe për zërin e hoxhës, edhe për zërin e priftit dhe për zërin e lëkurën e kujtdo, që Zoti ka vendosur ta lindë në Izrael, Brazil, SHBA etj”, u shpreh Rama.Versus.al

Poll