Ashtu siç e kishin paralajmëruar më herët, krerët e partive të reja opozitare, Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë, Adriatik Lapaj i “Shqipëria Bëhet” dhe Agron Shehaj i partisë ‘Mundësia’, nuk kanë marrë pjesë në tryezën e sotme të thirrur nga Sali Berisha për bashkim në front të gjerë opozitar për rrëzimin e Ramës.
Mirëpo, i pranishëm ishte Florjan Binaj, i cili u shpall kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet që më pas u anuluan me vendim të Gjykatës Kushtetuese e cila la në detyrë Erion Veliajn si kryebashkiak.
Po ashtu mungonin edhe përfaqësues nga partia e PDIU e Shpëtim Idrizit. Versus.al



