
Kryedemokrati, Sali Berisha, ka vendosur foton e kryeministrit Edi Rama me ish-drejtorin e FBI, Charles McGonigal tek karrigia e tij bosh, para fjalës pasditen e së enjtes në Kuvendin e Shqipërisë.
“I paske hequr mediat, keni frikë dhe tmerr nga mediat ju”, dëgjohet të thotë Berisha para nisjes së fjalimit në Kuvend.

Grupi palamentar i PD, ka kërkuar në mënyrë të përsëritur këtë komision hetimor për një nga skandalet më të mëdha të kohës që bashkon në një kryezbuluesin amerikan të FBI, Charles McGonigal, kreun e qeverisë Edi Rama, ministra të tij, zyrtarë, gjykatës, prokurorë dhe dimensionet e këti skandali janë ende të papërcaktuara.
 
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                       
 
	                        
	                        
	                        
	                       