
Zef Gjonaj, iniciator i Kuvendit të Veriut të Shqipërisë ishte pjesë e tryezës së organizuar nga Sali Berisha me përfaqësues të disa prej partive opozite dhe shoqërisë civile. Gjonaj pati kritika për krerët e partive aleate të PD duke thënë se pavarësisht se nuk përfaqësojnë elektorat më shumë rëndësi i kushtojnë veshjes sesa problemeve të qytetarëve.
Ai theksoi se shoqëria shqiptare pret ndryshime reale dhe se denoncimet e vazhdueshme nuk mjaftojnë për të sjellë fitore politike.
“Unë këtë tryezë e shoh si një takim të njerëzve të ditur të Shqipërisë, të cilët kanë ardhur për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate, për të sqaruar se ku jemi dhe çfarë do të bëjmë. Vetëm me denoncime nuk fitohet kurrë. Në terren gjejmë njerëz që kanë nevojë për inteligjencën tonë. Më vjen mirë kur shoh moshën që janë krah meje që janë politikanë, por me thënë të drejtën kanë ardhur sot të larë, të veshur dhe të mbathur, janë lodhur tre ditë për të gjetur një kollare për të ardhur këtu dhe për të përfaqësuar parti pa emër, pa numër dhe pa elektorat. Populli pret ndryshime nga inteligjenca shqiptare, edhe nga diaspora shqiptare”, tha Gjonaj. Versus.al



