Live Updates /

“Ky është fillimi i fundit”, Rama nga Brukseli: Rrugëtimi ynë evropian është i pakthyeshëm, Shqipëria, dashuri pa kushte për BE-në

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot pas përfundimit të Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Europian në Bruksel, se Shqipëria ka shënuar rezultate të rëndësishme në negociatat e anëtarësimit në BE. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me zëvendësministren për Çështjet Europiane të Qipros, Marilena Raouna, dhe Komisioneren Europiane për Zgjerimin, Marta Kos, Rama vlerësoi ecurinë e procesit dhe ritmin e përshpejtuar të hapjes së kapitujve negociues. Ai theksoi se, sipas vlerësimeve të bëra edhe nga Komisionerja Kos, Shqipëria ka arritur të çelë të gjithë kapitujt negociues brenda një periudhe 11-mujore, duke e konsideruar këtë një ritëm të lartë të procesit të integrimit. Rama shtoi se vendi ndodhet në një fazë ku përgjegjësia rritet, duke theksuar se procesi nuk përfaqëson fundin e negociatave, por fillimin e fundit. Kryeministri nënvizoi se anëtarësimi në BE është bërë një temë me interes të lartë publik në Shqipëri.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot pas përfundimit të Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Europian në Bruksel, se Shqipëria ka shënuar rezultate të rëndësishme në negociatat e anëtarësimit në BE. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me zëvendësministren për Çështjet Europiane të Qipros, Marilena Raouna, dhe Komisioneren Europiane për Zgjerimin, Marta Kos, Rama vlerësoi ecurinë e procesit dhe ritmin e përshpejtuar të hapjes së kapitujve negociues. Ai theksoi se, sipas vlerësimeve të bëra edhe nga Komisionerja Kos, Shqipëria ka arritur të çelë të gjithë kapitujt negociues brenda një periudhe 11-mujore, duke e konsideruar këtë një ritëm të lartë të procesit të integrimit. Rama shtoi se vendi ndodhet në një fazë ku përgjegjësia rritet, duke theksuar se procesi nuk përfaqëson fundin e negociatave, por fillimin e fundit. Kryeministri nënvizoi se anëtarësimi në BE është bërë një temë me interes të lartë publik në Shqipëri.

5 Postime
33 MINUTA ME PARE

“Jemi talebanët e Evropës dhe vendi më pro BE”, Rama: Koha që Evropa ta luajë ndryshe lojën!

“Ky është fillimi i fundit”, Rama nga Brukseli:

Në konferencën për shtyp që u mbajt mbrëmjen e sotme në Bruksel, kryeministri Edi Rama theksoi se Shqipëria ka vetëm një mission, anëtarësimin në familjen evropiane.

Rama u shpreh se “jemi talebanët e Evropës”, duke përsëritur qëllimin e vetëm për të qenë pjesë e Unionit me çdo kusht.

“Jemi vendi më proevropian në BE, e thotë barometri dhe jo ne. Ne jemi talebanët e Evropës, ne do bëjmë gjithçka për të hyrë brenda, ne do luftojmë për të hyrë brenda, por ka edhe pika për t’iu marrë në konsiderata. Ne nuk po heqim dorë nga anëtarësimi me të drejta të plotë, ne po flasim për një dinamikë të re, një dinamikë që ndikohet nga faktorë të jashtëm nga ajo që është rënia e Evropës”, u shpreh kryeministri.

Ai u shpreh kundër politikës së krijimit të një Evrope me dy klasa të diferencuara. Ai kërkoi që Evropa dhe liderët e saj të ndryshojnë lojën e tyre përballë situatës gjeopolitike të krijuar, por pa hequr dorë tek bazat e meritës dhe fazave të procesit.

“Nuk do të thotë krijimi i një Evrope me dy klasë, me dy kategori, por për të bërë atë që bëri Helmut Koli vite më parë ku deklaroi kundër çdo parashikimi për Gjermaninë. Shumë gjëra rrugës ndryshuan dhe bashkimi u bë gjithnjë edhe më politik por edhe realitet. E kam dëgjuar shumë herë nga udhëheqës evropianë që janë këtu që do presim të reformojmë BE-në pastaj do ju marrim atje. Por nuk është kështu, nuk duhet të jetë kështu. Duhet të kuptojmë se ka ardhur koha ta luajmë ndryshe lojën tonë”, shtoi ai. Versus.al

53 MINUTA ME PARE

“Mbështesim vizionin e Shqipërisë për anëtarësim deri në 2007”, Marta Kos: Pastaj do ngjis Korabin ose kullën Eiffel me Ramën

“Ky është fillimi i fundit”, Rama nga Brukseli:

Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos, gjatë konferencës së sotme në Bruksel shprehu mbështetjen e saj  për vizionin e Shqipërisë që të mbyllë negociatat deri në vitin 2027.

Nëse ky objektiv do të arrihet, Marta Kos premtoi se do të ngjisë malin e Korabit bashkë me kryeministrin Rama.

“Ne mblidhemi këtu sa herë që flasim për kapitujt. Por gjithçka që bëjmë e bëjmë për njerëzit. Kjo mbështetje kaq e lartë në vendin tuaj, është udhëheqja më e mirë që mund të ketë vendi. Shqipëria po shfrytëzon këtë moment historik ku zgjerimi është edhe njëherë përparësi e BE-së. Nëse dikush e kupton se kjo derë mundësie nuk mund të jetë e hapur gjithmonë, ky është vendi juaj.

Dhe duke kuptuar këtë ju mund të jeni të suksesshëm. Kur flasim për datën ju thashë që mbështesim vizionin e Shqipërisë për mbylljen e negociatave deri në vitin 2027 dhe pastaj do i ngjitem Korabit bashkë me kryeministrin. Kjo është e vetmja piketë mbyllëse që kam pasur sot. Por mund t’i ngjitemi edhe kullës Eiffel”, tha mes të tjerash Kos. Versus.al

1 ORE ME PARE

“Agapi mou” e “Yubim te”, Rama shkëmben batuta me 2 zonjat eurodeputete në Bruksel, Marta Kos i dhuron puthje

“Ky është fillimi i fundit”, Rama nga Brukseli:

I vendosur mes komisoneres për zgjerimin Marta Kos dhe zv/ministrjes për Çështjet Europiane të Qipros, Marilena Raouna, kryeministri Edi Rama e ka nisur konferencën për shtyp në Bruksel, duke shkëmbyer batuta me dy zonjat.

“E dashur Marilena, agapi mou! Faleminderit shumë, e dashur Marta! Nuk më do mua? Po mendoja të thoja “Yubim te”, “Yubim te” nuk është saktësisht varianti slloven, por edhe mund të jetë.

Duhet të shihni e të mësoni nga dashuria e Shqipërisë për BE, dashuria e pashtershme, pa kushte, dashuri që sjell vuajtje ndonjëherë, por ja ku jemi, por sigurisht jemi shumë të lumtur”, tha Rama.

Në këmbim, Rama mori një puthje nga komisionerja Marta Kos.

“Ky është fillimi i fundit”, Rama nga Brukseli:

Në konferencën e 8 ndërqeveritare Shqipëri-BE, me zvministren për Çështjet Europiane e Qipros, Marilena Raouna dhe Komisioneren Europiane për Zgjerimin, Marta Kos, kjo e fundit theksoi se Shqipëria ka plotësuar piketat e ndërmjetme, një arritje për tu kremtuar, një punë e madhe prej një dekade.

“Sot ne po vendosim me vetëbesim edhe termat e rrugëtimit përfundimtar drejt anëtarësimit të BE. Shtetet anëtare kanë përcaktuar piketat mbyllëse për kapitullin më të rëndësishëm për shtetin e të drejtës. Arritja e sotme çel një fazë të re.

 Pra pa hapin e sotëm mbyllja e kapitujve nuk do të ishte aspak me vlerë. Ne do vazhdojmë të mbështesim punën dhe vizonin e Shqipërisë për të mbyllur negociatat në 2027. Piketat mbyllëse për të cilat BE ka rënë sot dakord janë një sinjal i qartë. Shteti i së drejtës prek çdo qytetar, është koha që të përmbushen pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë dhe duke dhënë rezultate për reformat që kanë peshë për ta. Kemi një rrugë të gjatë përpara. Por Shfrytëzoni këtë moment dhe le t’i kthehemi punës”, deklaroi Marta Kos.

Zëvendësministrja për Çështjet Europiane e Qipros, Marilena Raouna, theksoi se politika e zgjerimit jep rezultate konkrete kur reformat ndiqen me vendosmëri. Versus.al

1 ORE ME PARE

“Ky është fillimi i fundit”, Rama nga Brukseli: Rrugëtimi ynë evropian është i pakthyeshëm, Shqipëria, dashuri pa kushte për BE-në

“Ky është fillimi i fundit”, Rama nga Brukseli:

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot pas përfundimit të Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Europian në Bruksel,  se Shqipëria ka shënuar rezultate të rëndësishme në negociatat e anëtarësimit në BE.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me zëvendësministren për Çështjet Europiane të Qipros, Marilena Raouna, dhe Komisioneren Europiane për Zgjerimin, Marta Kos, Rama vlerësoi ecurinë e procesit dhe ritmin e përshpejtuar të hapjes së kapitujve negociues.

Ai theksoi se, sipas vlerësimeve të bëra edhe nga Komisionerja Kos, Shqipëria ka arritur të çelë të gjithë kapitujt negociues brenda një periudhe 11-mujore, duke e konsideruar këtë një ritëm të lartë të procesit të integrimit.

Rama shtoi se vendi ndodhet në një fazë ku përgjegjësia rritet, duke theksuar se procesi nuk përfaqëson fundin e negociatave, por fillimin e fundit.

Kryeministri nënvizoi se anëtarësimi në BE është bërë një temë me interes të lartë publik në Shqipëri.

 Ja që kështu përjetojmë ne BE-në. E nisëm me stigmën e një vendi që kishte pandëshkueshmëri dhe tani e kemi realizuar goditjen e pandëshkueshmërisë. Tani kemi drejtësinë më të pavarur. Administrata jonë është e aftë siç e tregon dhe puna që bën me komisionin, rrugëtimi unë evropian është i pakthyeshëm”, tha kryeministri mes të tjerash në fjalën e tij.

Rama u shpreh se ishte i bindur që Shqipëria do anëtarësohej para se Marta Kos të mbyllte mandatin e saj si komisionere.

“Është sfida më e madhe me të cilën jemi përballur, e dimë, e njohim magnitudën e saj dhe jemi gati të përballemi, e them pa asnjë lloj përpjekjeje për t’u përkëdhelur. Të kesh BE në krah do të thotë t’ia dalësh dhe ne do t’ia dalim, unë e ndjej, bashkë me ekipin tonë, dhe jam shumë i bindur që Marta nuk do heqë dorë nga kjo, para fundit të mandatit të saj që përkon me herën e fundit që Shqipëria do jetë jashtë kësaj shtëpie. Jemi të inkurajuar dhe të lumtur”.

Rama falënderoi edhe ambasadorin e BE në Tiranë, Silvio Gonzato, për të cilin tha se “sjell lajme të mira e të këqija nga BE” dhe se kjo do ishte konferenca e fundit ndërqeveritare për të si diplomat që përfaqëson Unionin në Shqipëri.

Mbledhja e cila nisi rreth orës 19:00, zgjati pak më shumë se 60 minuta përpara se kryeministri Rama, komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos dhe zv.ministrja për Integrimin e Qipros, Marilena Raouna, dolën në një konferencë për shtyp.

Konferenca ndërqeveritare vjen pas vendimit të miratuar nga Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian (COREPER), i cili konfirmon plotësimin e Kushteve të Ndërmjetme në Grupkapitullin “Themelorët”, si dhe përcakton Kushtet për Mbylljen e negociatave për Kapitullin 23 “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore” dhe Kapitullin 24 “Drejtësia, Liria dhe Siguria”. Versus.al

 

 

2 ORE ME PARE

“Moment historik, kemi punuar fort për këtë ditë”, Rama para konferencës në Bruksel: Nuk i vëmë veton vendimeve të BE-së

“Ky është fillimi i fundit”, Rama nga Brukseli:

Pak para nisjes së konferencës ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel, kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria ka punuar fort dhe gjatë për të qenë në këtë moment historik dhe për të vijuar më tej me procesin e integrimit.

Rama tha se “ky është një moment ku gjysma e kapitujve të hapur do mbyllet dhe gjysma tjetër e mbyllur do hapet”, tha ai.

I pyetur në lidhje me zgjerimin e mëtejshëm të BE-së ai tha se ai ka qenë gjithmonë me qasjen që Unioni të shtrihej më tej.

“Unë në fakt kam qenë, i kam përmendur, kam qenë kampion i qasjeve të ndryshme në të kaluarën sepse kam mësuar se kapaciteti për të vazhduar zgjerimin siç ka ndodhur më parë, nuk është aty në kryeqytetet e rëndësishme dhe nga ana tjetër është e qartë se nëse bëhet siç duhet është gjeja e duhur, duhet të konceptohet ashtu siç duhet, nuk ka të bëjë me një anëtarësim të lehtë, por me një union realpolitik dhe një rrugëtim të anëtarësimit me të drejta të plota”, u shpreh ai.

Kurse për çështjen e vetos në BE për anëtarësimet apo anëtarësimin e Shqipërisë pa të drejtë vetoje, ai shpjegoi se shqiptarët janë fanatikë të BE-së dhe s’mund t’i vendosin veto Unionit.

“Nuk kemi kënaqësi të përfytyrojmë të kemi veto. Shqipëria është një vend që gjithmonë ka qenë 100% në përputhje me politikën e jashtme të BE, kështu që nuk ndjejmë kënaqësi që të kemi veto, duke qenë vendi më pro BE-së dhe euroatlantik evropian, ne jemi fanatikë të BE-së, kështu që fanatikët e BE-së nuk mund të vënë veto për vendimet e BE-së”, përfundoi Rama.

Sot (26 maj) nis edhe faza e mbylljes së kapitujve negociues. Konferenca ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel lidhet me raportin e IBAR dhe nisjen e fazës përmbyllëse të negociatave dhe grupkapitujve për Shqipërinë.

Në këtë mënyrë Shqipëria zhvillon konferencën e dytë ndërqeveritare me Bashkimin Europian për grupkapitullin e “Themeloreve”, që është një hap drejt procesit të rëndësishëm për mbylljen e plotë të negociatave deri në vitin 2027, afat i vendosur nga Brukseli.

Konferenca ndërqeveritare vjen pas vendimit të miratuar nga Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian (COREPER), i cili konfirmon plotësimin e Kushteve të Ndërmjetme në Grupkapitullin “Themelorët”, si dhe përcakton Kushtet për Mbylljen e negociatave për Kapitullin 23 “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore” dhe Kapitullin 24 “Drejtësia, Liria dhe Siguria”.

Deklarata e plotë e kryeministrit Rama, pyetje-përgjigje

-Kryeministër, cila është rëndësia e kësaj dite për Shqipërinë dhe për popullin shqiptar?

Kryeministri Edi Rama: Është një moment shumë shumë i rëndësishëm në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit dhe është një moment për të cilin kemi punuar shumë fort qysh prej një kohe të gjatë. Dhe është një moment ku gjysma e punës nëse duhet ta them kështu e kapitujve të hapur do të mbyllet dhe gjysma tjetër e mbylljes do të hapet.

-Dua të pyes që është thënë që për shtetet e ardhshme anëtare konsiderohet që shtetet e reja anëtare të mos kenë një të drejtë për të vendosur për çështje të caktuara. Çfarë mendoni për këtë?

 

Kryeministri Edi Rama: Unë në fakt i kam përmendur, kam qenë kampion i qasjeve të ndryshme në të kaluarën sepse kam mësuar se kapaciteti për të vazhduar zgjerimin, siç ka ndodhur më përpara nuk është aty, në kryeqytetet e rëndësishme dhe është shumë e qartë nga ana tjetër që nëqoftëse bëhet si duhet është gjëja e duhur për tu bërë.

Pra e mbështes, por duhet të diskutohet, duhet konceptuar ashtu siç duhet sepse nuk ka të bëjë me një anëtarësim të lehtë. Ka të bëjë së pari me një union real politik dhe së dyti me një rrugëtim të anëtarësimit të plotë me të drejta të plota bashkë me reformat e nevojshme të Bashkimit Europian.

-Për sa kohë mendoni që do të ishte në rregull që Shqipëria të jetë anëtare e BE-së pa të drejtë Veto, për sa kohë do të ishte në rregull që Shqipëria të ishte kështu?

Kryeministri Edi Rama: Dëgjoni, Shqipëria është një vend që gjithmonë ka qenë 100% në përputhje me politikën e jashtme të BE-së, kështu që nuk kemi ndjerë ndonjë kënaqësi të përfytyrojmë të kemi veto, duke qenë vendi më pro Bashkimit Evropian e më pro atlantik në Evropë dhe kur them vendi më pro BE-së flas për barometrin e BE-së, nuk flas për atë që mendojmë ne. Ne jemi fanatikë të BE-së, kështu që fanatikët e BE-së nuk mund të vënë veto për vendimet e BE-së”.

AGJENDA

-Ora 18:50 Kryeministri Rama dhe delegacioni do të mbërrijë në Këshillin e Evropës.

-Ora 18:55 Foto familjare

-Ora 19:00 – Nisja e Konferencës Ndërqeveritare;

-Në përfundim të takimit (rreth orës 20:15) – Konferencë për shtyp.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Versus.al

 

Poll