POLITIKË /

"Kërkon të shpëtojë lëkurën e tij", Berisha pas ndryshimeve në qeveri: Rama të dorëhiqet menjëherë

Sipas Berishës, këto ndryshime të Ramës tregojnë frikën e tij dhe ftojnë qytetarët në protestë.

Shkruar nga Versus

"Kërkon të shpëtojë lëkurën e tij",

Kryedemokrati Sali Berisha, nëpërmjet një videomesazhi në rrjetet sociale ka reaguar për lëvizjet e fundit të kryeminstrit Edi Rama në qeveri.

Sipas Berishës, Rama me emërimet e reja në ministri po përpiqet të shpëtojë, por kjo lëvizje e tij fton shqiptarët në protest. Duke i kërkuar dorëheqjen e menjëhershme, Berisha tha se Rama është shkaku i të gjitha problemeve të mëdha me të cilat përballen sot shqiptarët.

“Lëvizja e fundit e Edi Ramës, është një lëvizje me të cilën kërkon të shpëtojë lëkurën e tij, por është një lëvizje e cila fton qytetarët shqiptarë, opozitën shqiptare, të vazhdojë fuqishëm protestat, pasi kryengritja paqësore e shqiptarëve ka si qëllim madhor shpëtimin e Shqipërisë nga Edi Rama dhe kukullat e tij. Me lëvizjen e tij, ai përpiqet të mashtrojë njerëzit në një kohë kur ai vetë është kreu i organizatës kriminale që i drejton. Ndaj dhe kërkoj dorëheqjen e tij të menjëhershme, ndryshe do të përballet me opozitën dhe popullin shqiptar. Edi Rama nuk ka më pranverë për qeverinë tënde dhe për ty. Je shkaku i të gjitha problemeve të mëdha me të cilat përballen sot shqiptarët. Je master matrix e kësaj të keqe të madhe që ka kapluar qënien, shpirtin, trupin e Shqipërisë”, tha mes të tjerash Berisha. Versus.al

Poll