
Gjykata e Tiranës ka rrëzuar të gjitha paditë e ndërsjella mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Sali Berisha për fyerje dhe shpifje. Padia e dorëzuar nga Rama kundër Berishës lidhej me deklaratat e këtij të fundit gjatë një emisioni në vitin 2018.
Kreu i qeverisë kërkonte dëmshpërblim prej 1 milionë lekësh të reja. Njëkohësisht gjykata rrëzoi edhe padinë e Sali Berishës ndaj Ramës që lidhej me komentet e kryeministrit gjatë bashkëbisedimeve me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Versus.al

