POLITIKË /

“Mandatin nuk ua mora juve”, Koçeku pas largimit nga PS: Të masim forcat në zgjedhje të parakohshme

Duke u shprehur se mandatin nuk ia kishte marrë PS-ës, Koçeku shprehu gatishmërinë të kandidonte në Tiranë në rast se mbaheshin zgjedhje të parakohshme.

Shkruar nga Versus
“Mandatin nuk ua mora juve”, Koçeku pas largimit nga PS:
Marjana Koçeku, deputete e pavarur

Pasi u kritikua nga socialistët për daljen e saj nga grupi parlamentar i PS, deputetja Marjana Koçeku ka reaguar në rrjetet sociale ku shkruan se nuk ia ka marrë mandatin askujt dhe se tanimë ky mandat ishte në vendin ku i takon.

Madje më tej sfidoi socialistët duke hedhur si sidë shpërndarjen e parlamentit dhe çuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme për të parë nëse ata mund të fitojnë sërish 83 mandate.

“Nuk ua kam marrë mandatin e deputetit. Ma keni marrë ju mue, për 10 muej rresht. Tash mandati ka ardhë në vend të vet. Nëse jeni kaq të sigurt që unë nuk fitoj pa ju dhe ju i keni plot 83 mandate, atëherë shpërndajeni parlamentin, shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe masim forcat se kush fiton çka. Kësaj radhe do marr me vete kecin tim të shtrenjtë, bashkë me kmesën e mprehtë, dhe do zbres me kandidue në Tiranë. Para se të vij, ndoshta iu marr leje malësorëve të mi me e folë gjuhën standard”- shkroi Koçeku. Versus.al

Poll