POLITIKË /

Mbledhja e Këshillit të Mandateve për Ballukun, partia "Mundësia" proteston jashtë Kuvendit

Ndërkohë, kreu i partisë, Agron Shehaj nuk u la të futej në mbledhjen me dyer të mbyllura që zhvillohej në Këshillin e Mandateve.

Shkruar nga Versus
Mbledhja e Këshillit të Mandateve për Ballukun, partia
Protesta e partisë "Mundësia"

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur paraditen e sotme për të protestuar para Kuvendit teksa në Këshillin e Mandateve mbahet mbledhja ku diskutohet për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku.

Me pankarta në duar qytetarët iu përgjigjën thirrjes së Agron Shehajt kreut të partisë “Mundësia” i cili kërkon rrëzimin e qeverisë për shkak të çështjeve të cilat i konsiderojnë si skandale korruptive.

Shehaj qëndroi brenda kryesisë së Kuvendit, por nuk u lejua që të futej në mbledhjen e këshillit të mandateve dhe në këto kushte foli “live” në rrjetet e tij sociale për situatën politike në vend. Versus.al

Poll