POLITIKË /

“Më thonë shiko se në protestë kanë dalë edhe tanët”/ Rama nga Shkodra: Ku ishin ambientalistët kur në pyje dëgjohej vetëm sharra elektrike?

Shkruar nga Versus

“Më thonë shiko se në protestë kanë dalë

Në fjalën e mbajtur në ceremoninë me rastin e 35-vjetorit të PS në qarkun e Shkodrës, Rama iu drejtua ambientalistëve të cilët kanë kundërshtuar projektin turistik të Zvërnecit.

“Shpërthyen ethet ambientaliste të gjithë shqiptarëve. Ata nuk e dinë që njerëz që kanë qenë në kafene mund të kenë qenë tërë ditën në punë. U zgjuan një ditë e u bënë të tërë ambientalistë.

Ku ishin këta kur në Shqipëri kërciste gjuetia ilegale dhe vriteshin përditë zogj e kafshë? Ku ishin këta kur Shqipëria kishte ligjin e importit të plehrave?

Po bëjnë çmos që ta çojnë në drejtim të paditur nevojën legjitime të shumë njerëzve që u ndjenë përpara një alarmi, ku duhet të dilnin në rrugë për ta ndaluar, sepse morën vesh papritur që ka një plan për ta shitur Shqipërinë", u shpreh Rama.?

Më tej, ai tha se ka mësuar se mes protestuesve ka dhe persona që votojnë PS.

“Më thonë shiko se atje kanë dalë edhe njerëz që janë tanët, vajza dhe djem që janë të familjeve që votojnë për PS. Mbrojnë Shqipërinë nga unë dhe ju? Mbrojnë natyrën nga unë dhe PS? Po ne kemi me vete një histori 10-vjeçare e pak më shumë të luftës për të mbrojtur natyrën nga ata që ishin rreziku më i madh i saj. Ne nuk jemi shkatërrimtarët, por shpëtimtarët”, tha Rama.Versus.al

Poll