
Deputetët e Partisë Demokratike kanë braktisur seancën e Kuvendit, pasi kërkesa e tyre për ngritjen e komisioneve hetimore për dy çështjet, “McGonigal” dhe për zgjedhjet e 11 majit nuk u pranua nga mazhoranca.
Në fjalën e tij, Berisha, duke iu drejtuar qytetarëve, tha se zgjedhjet e 11 majit, morën damkën si farsë elektorale në raportin e OSBE-ODIHR, por opozitës iu mohua e drejta kushtetuese për ngritjen e komisionit hetimor.
Ndërsa premtoi kundërpërgjigjie, grupi parlamentar është njoftuar për të zhvilluar nesër një mbledhje të posaçme në orën 12:00. Versus.al
 
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                       

 
	                        
	                        
	                        
	                       