POLITIKË /

Nesër qeveria dhe deputetët e PS mblidhen në Pallatin e Kongreseve, zbardhet agjenda e diskutimeve

Pritet të shihet nëse pjesë e diskutimeve në mbledhje do jetë edhe mungesa e deputetes Elisa Spiropali në votimin për imunitetin e Belinda Ballukut.

Shkruar nga Versus
Nesër qeveria dhe deputetët e PS mblidhen në Pallatin e
Kryeministri Edi Rama

Ditën e nesërme në orën 11:00, do të mblidhet grupi parlamentar socialist dhe anëtarët e qeverisë Rama 4 për një analizë pune dhe sfidat parlamentare që e presin partinë. Mbledhja do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve. Fillimisht do të raportojë Arbjan Mazniku, bashkëkryetari i komisionit për Reformën Territoriale i cili do të flasë edhe për draftin që duhet të dorëzohet brenda muajit korrik.

Bie në sy gjithashtu dhe raportimi i Drejtoreshës së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobellit jo para kuvendit, por para grupit socialist në Pallatin e Kongreseve. Ky nuk është një raportim i zakontë për Kadastrën.

Taulant Balla do të hapë mbledhjen duke u pasuar më pas nga fjala e kryeministrit Edi Rama. Ndërsa ende nuk dihet nëse mes çështjeve, do të jetë edhe përplasja në distancë e Ballës me Spiropalin e cila ia nxori atij “inatin” për faktin se Rama e përjashtoi nga çdo funksion drejtues në PS. Mungesa e ish-ministres Spiropali në parlament kur grupi socialist votoi kundër heqjes së imunitetit të Belinda Ballukut u lexua si thyerje e vendimit politik të mazhorancës. Kryeministri Rama ia kaloi këtë detyrë Taulant Ballës, ndërsa ky i fundit tha se do të konsulohet në grup për masa të mundshme ndaj ish-ministres. Spiropali bëri thirrje që grupi parlamentar të mblidhej sa më shpejt. Versus.al

Poll