
Sot Partia Demokratike në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer organizoi programin për trajnimin e deputetëve të rinj. I pranishëm ishte edhe kryedemokrati Sali Berisha i cili mbajti fjalën e tij përshëndetëse.
Por u vu re se gjashtë deputetë nuk iu bashkuan këtij trajnimi ku supozohej të merrnin “leksione” mbi qëndrimet në Kuvend. Konkretisht, Arjan Ndoja, Manjola Luku, Kliti Hoti dhe Denia Vata nuk preferuan të shkonin në takim, ndërsa Ivi Kaso mungoi për shkak të një angazhimi.
Po ashtu edhe deputeti Besart Xhaferri mungoi në këtë trajnim për shkak se ndodhet në një vizitë në SHBA. Kujtojmë se pak ditë më parë, Xhaferri deklaroi se Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD në prill të 2026-ës në rast se ende nuk ka arritur që të përsëriten zgjedhjet e 11 majit. Berisha iu përgjigj duke thënë se do të bëhen zgjedhje në parti, duke lënë të kuptohet se ai sërish do të marrë pjesë si kandidat për kreun e PD. Versus.al







