POLITIKË /

Numërimi në Tiranë/ "Mundësia" e Agron Shehajt merr mandatin e dytë! I hiqet Partisë Demokratike

Rezultati i deritanishëm tregon se mandati i dytë i "Mundësisë", i hiqet PD-së në Tiranë

Shkruar nga Versus
Numërimi në Tiranë/ "Mundësia" e Agron Shehajt
Agron Shehaj, Sali Berisha

Në Tiranë, kur janë numëruar 286 nga 1282 kuti votimi, socialistët drejtojnë me 48% të votave duke siguruar deri më tani 19 mandate. Ndiqen nga demokratët me 35% të votave ose 13 mandate.

Por ajo çfarë ka sjellë një ndryshim rezultati është fakti se PD ka humbur një mandat në kryeqytet deri më tani duke bërë që t’i kalojë partisë “Mundësia” të Agron Shehajt. Megjithatë rezultati mund të ndryshojë në vazhdim duke qenë se ende nuk janë numëruar as gjysmat e kutive të votimit. 

Aktualisht rezultati me ndarjen e mandateve në kryeqytet është si më poshtë:

PS- 19 mandate

PD-13 mandate

“Mundësia”-2 mandate

PSD- 1 mandat

Nisma Shqipëria Bëhet- 1 mandat

Lëvizja Bashkë-1 mandat. Versus.al

Numërimi në Tiranë/ "Mundësia" e Agron Shehajt

Poll