POLITIKË /

Përfundon mbledhja e deputetëve socialistë të Tiranës nga Rama, zbulohet fokusi i takimit

Mësohet se Rama ka kërkuar nga deputetët, që të ketë më shumë koordinim me Bashkinë e Tiranës, duke qenë se që prej arrestimit të Erion Veliajt, ajo është pa kryetar. Kryeministri Edi Rama ka mbledhur deputetët socialistë të Qarkut të Tiranës për të rritur koordinimin me Bashkinë e Tiranës pas arrestimit të Erion Veliajt, duke theksuar angazhimin në terren pranë qytetarëve dhe përgatitjet për zgjedhjet e brendshme të degëve në maj-qershor.

Shkruar nga Versus
Përfundon mbledhja e deputetëve socialistë të Tiranës
Rama duke dal nga mbledhja me deputetët socialistë

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të mërkurë deputetët socialistë të Qarkut të Tiranës në një takim me karakter organizativ.

Sipas burimeve, Rama ka kërkuar nga deputetët që të rrisin koordinimin me Bashkinë e Tiranës, e cila aktualisht është pa kryetar pas arrestimit të Erion Veliajt.

Ai ka theksuar rëndësinë e angazhimit të deputetëve në terren, në bashkëpunim me drejtuesit e Bashkisë, për të qenë më pranë qytetarëve dhe për të adresuar problemet e lagjeve të kryeqytetit.

Në mbledhje është diskutuar gjithashtu edhe për procesin e zgjedhjeve të brendshme, me pritshmëri që në muajt maj-qershor të zgjidhen kryetarët e rinj të degëve.

Takimi vjen në një moment kur qeveria kërkon të forcojë koordinimin lokal dhe të përmirësojë komunikimin me qytetarët në kryeqytet./Versus.al

 

Tags:

edi rama

Poll