POLITIKË /

U përplas me deputetët për protestën e Rrjollit, PS kërkon 20 ditë përjashtim për Shehajn

Sot në orën 12:00 sekretariati i Etikës do të vendosë mbi kërkesën e socialistëve.

Shkruar nga Versus

U përplas me deputetët për protestën e Rrjollit, PS

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka kërkuar përjashtimin e Agron Shehajt me 20 ditë nga seancat plenare të Kuvendit. Shkak për këtë kërkesë është bërë përplasja që Shehaj pati me deputetët gjatë seancës të së hënës, ku ngriti me forcë problemin e banorëve të Rrjollit të cilët prej më shumë se një muaji përballen me dhunë policore teksa protestojnë për të mbrojtur pronat e tyre nga resorti i biznesmenit Bashkim Ulaj.

Me foto nga protesta e banorëve të Rrjollit, kreu i partisë “Mundësia” ju doli përpara deputetëve socialistë të cilët përpiqeshin ta injoronin.

Në argumentin e dorëzuar nga socialistët që kërkojnë masë disiplinore ndaj tij thuhet se Shehaj përdori fjalë fyese ndaj ligjvënësve. Versus.al

Poll