POLITIKË /

'Personalitet i medias...' kryeministri Kurti mesazh për Zhejin: Na ndihmoi me ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës

Në mesazhin e tij, Kurti kujtoi bashkëbisedimet me Zhejin, si para ashtu edhe pas kamerave, duke e përshkruar atë si një gazetar të rrallë, që e shihte gazetarinë përtej lajmit të ditës, me një angazhim të thellë intelektual.

Shkruar nga Versus

'Personalitet i medias...' kryeministri Kurti mesazh për Zhejin:

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të gazetarit dhe publicistit të njohur Artur Zheji, i cili ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare.

Në mesazhin e tij, Kurti kujtoi bashkëbisedimet me Zhejin, si para ashtu edhe pas kamerave, duke e përshkruar atë si një gazetar të rrallë, që e shihte gazetarinë përtej lajmit të ditës, me një angazhim të thellë intelektual.

“Fjala e tij nuk thuhej për t’u harruar të nesërmen,” shkruan Kurti.

Ai solli ndër mend edhe rrënjët e familjes së Zhejit, duke theksuar se i ati, Petro Zheji, ishte një intelektual erudit dhe përkthyes i njohur nga Gjirokastra, ndërsa e ëma, Besa Imami, një aktore e shquar nga Gjakova.

Kurti nënvizoi se Zheji nuk ishte vetëm reporter lufte, por edhe gazetar aktivist dhe patriot i emancipuar, që kontribuoi në ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare dhe forcimin e jehonës së kërkesës për liri.

“Familjes, të afërmve, kolegëve, bashkëpunëtorëve dhe publikut të Artur Zhejit, u shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për këtë humbje të madhe,” përfundon reagimi i Kryeministrit të Kosovës.

Poll