
Një ditë më parë, kandidati për deputet në zgjedhjet e 11 Majit, Andi Mustafaj, njoftoi dorëheqjen nga drejtimi i departamentit të “Brain Gain”, një strukturë që ka funksionuar brenda Partisë Demokratike gjatë viteve të fundit.
Dorëheqja e tij, e cila sipas Mustafajt ishte bërë e ditur që më 5 mars anëtarëve të departamentit, ka shkaktuar reagime të menjëhershme në skenën politike.
Mes tyre, aktivistja Evi Kokalari ka reaguar publikisht, duke hedhur akuza për prapaskenat brenda Partisë Demokratike.
Përmes rrjeteve sociale, Kokalari ka theksuar se Mustafaj, djali i ish-ministrit dhe bashkëpunëtorit të afërt të Sali Berishës, Besnik Mustafaj, është konsideruar “i preferuari” për të pasuar drejtimin e partisë.
Sipas Kokalari, Mustafaj po përgatitet për të marrë kreun e Partisë Demokratike në të ardhmen, me mbështetjen e Berishës dhe familjes së tij.
Postimi i plotë i Evi Kokalarit:
Andi Mustafaj po jepka dorëheqjen në Nëntor nga Brain Gain, që Zoti e di çfarë funksioni ka patur si departament këto tre vjet. Por ka kohë për ta diskutuar këtë.
E di që shumica se kanë idenë kush është Andi Mustafaj - dhe po ju a prezantoj: djali i një nga besnikët e fundit që i ka mbetur Berishës - Besnik Mustafaj!!
Jo se kam gjë me Andin vetë, absolutisht jo, por di t’ju them që kam disa muaj që kam nuhatur që djalin e Mustafajt po e përgatisin si Lulin një herë e një kohë, për kryetar të PDsë, ku Berisha dhe Shkëlzeni do ta kontrollojnë si t’ja u do qejfi.
Sigurisht që Argita s’ka më këllqe sepse Argitën dua përballë dhe e ftoj të futen në garë për kryetare te PDsë, sepse unë është e sigurt që do ti futem kësaj gare.
Garën jo se Argita nuk do ta fitoj me urdhër të babit, por debatet publike do ti humbasë fatalisht, me gjithë artikulimin që ja kanë zili gjithë militantët e Rrugës së Shpresës dhe ‘Klasës IK’ (Injorancës Kolektive) që i mbajnë këta në krye.
Por Andit i them mirë se të vish në garën për kryetar PD vitit tjetër, se në atë garë do jemi bashkë, dhe mezi pres të më debatosh publikisht…dhe të them që tashti, fillo fiskultur fizikë dhe mendore si Likja përpara burgut, sepse këto debate publike do jenë super NASTY – dhe duke patur parasysh postimet që bëre gjatë fushatës, realisht më vjen keq për ty që do të të duhet të përballesh me mua në këtë luftë për opozitën.
Por kam një parandjenjë që do thyesh shpejt
Gjithsesi – të uroj mirë se ardhjen!!/ Versus.al







