POLITIKË /

SPAK fton Ahmetajn për bashkëpunim? Dumani: E mirëpresim nëse do të bëhet i penduar i drejtësisë

Dumani tha se deklaratat e Ahmetajt po vlerësohen rast pas rasti.

Shkruar nga Versus

SPAK fton Ahmetajn për bashkëpunim? Dumani: E mirëpresim

Teksa i ktheu përgjigjie deputetes së PD, Jorida Tabaku për 3 inceneratorët, Altin Dumani tha se deri më tani në total ishin proceduar 71 persona të përfshirë.

“Po hetohet edhe për fakte penale dhe persona të tjerë, për t’i trajtuar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Lidhur me inceneratorin e Elbasanit dhe të Fierit, këto dy procedime penale kanë kaluar të gjitha fazat e shqyrtimit gjyqësor dhe i kanë gjetur një drejtë kualifikim ligjor të gjetur nga SPAK”,- tha Dumani.

Ndërsa për ish-zv.kryeministrin në arrati, Arben Ahmetaj, Dumani u shpreh se dëshmitë e tij nëpërmjet deklaratave në media vlerësohen rast pas rasti dhe tha se është i mirëpritur nëse do të bëhet i penduar i drejtësisë.

“Deklarimet publike vlerësohen rast pas rasti, për një person që sot është në kërkim ndërkombëtar. Çdo subjekt penal që kërkon të bëhet i penduar i drejtësisë, është mëse i mirëpritur.”- shtoi kreu i SPAK.

I pyetur nëse Erion Veliaj po hetohet për inceneratorin e Tiranës, Dumani tha se hetimet janë ende në vazhdim.

“Dua të them se, siç ju e dini, hetimet paraprake nuk kanë përfunduar për këto procedime penale”,- tha Dumani. Versus.al

Poll