POLITIKË /

"Që t'na marrin të keqen", Rama me shtabin elektoral të PS në Kombinat, vizaton sytë e bufit

Gjatë takimit me shtabin elektoral të PS në Kombinat, kryeministri nuk hezitoi të ironizonte kundërshtarët.

Shkruar nga Versus
"Që t'na marrin të keqen", Rama me shtabin elektoral
Drejtuesi i PS për Kombinatin, ministri Blendi Gonxhe dhe kryeministri Edi Rama

Kreu i qeverisë Edi Rama ka vijuar edhe mbrëmjen e djeshme me vizitën në njësinë numër 6 të Tiranës ku ka takuar grupin e PS që merret me “patronazhimin e votës” siç edhe më herët është shprehur vetë kryesocialisti.

Teksa foli me pjestarët e kësaj skuadre, Rama nuk ngurroi të bënte edhe lëvizjen e radhës për të ironizuar kundërshtarët politikë.

Mes batutave të anëtarëve të PS, Rama vizatoi në ekran sytë e një bufi nate, duke ironizuar kreun e PD, Sali Berishën, të cilin e etiketon me fjalët “bufi i kënetës”.

“Të na marrin të keqen”- u shpreh Rama mes të tjerash. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: