POLITIKË /

Rama “godet” opozitën: Në 2027 do të humbin edhe ato 5-6 bashki që kanë!

Shkruar nga Versus

Rama “godet” opozitën: Në 2027 do të humbin edhe ato

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi opozitën se në zgjedhjet lokale të vitit 2027, do të humbasin edhe bashkitë që fituan dhe i drejtojnë sot.

Rama deklaroi se do të përqendrohen tek fitoret, dhe jo tek opozita, e cila është përqendruar tek humbjet.

“Kur të tjerët merren me humbjen e radhës ne do të merremi me ditoren e radhës. Kemi zgjedhjet në vitin 2027, nëse gjendja do të vazhdojë kështu, nëse ata vazhdojnë të besojnë se ne do të biem nga shiu, bora apo proceset e drejtësisë, rruga e së cilës është hapur dhe garantohet prej nesh. Ata le të jetojnë me këtë shpresë sepse në 2027 do të habiten kur të mbeten pa ato 5,6 bashki që i kanë sot”, tha Rama.

Gjithashtu Rama shpjegoi se qeveria, nuk do të rrëzohet as nga drejtësia, sepse këtë të fundit e kanë mbështetur që në fillimin e rrugëtimit të saj./Versus.al

Poll