
Në intervistën për “Deutsche ëelle Shqip”, kryeministri Edi Rama foli mbi marrëdhënien personale me homologun kosovar Albin Kurti.
Ai e përshkroi marrëdhënien me Albin Kurtin si miqësore në aspektin personal, por me dallime të mëdha në pikëpamjet politike. Kryeministri theksoi se bashkëpunimi ndërqeveritar vazhdon normalisht, duke përfshirë edhe projektin e hekurudhës Durrës–Prishtinë, të cilin e cilësoi si një “vepër madhore”.
“Unë me Albinin kam një marrëdhënie shumë miqësore në aspektin personal, por kemi dallime të pashmangshme në këndvështrime, të cilat i ndajmë hapur dhe drejtpërdrejt. Në bashkëpunimin ndërshtetëror kemi bërë përparime të dukshme dhe po punojmë së bashku për projekte madhore si hekurudha Durrës–Prishtinë”, tha Rama.
Përsa i përket dialogur me Serbinë, kryeministri Rama u shpreh se Kosova duhet të përmbushë në mënyrë unilaterale të gjitha kërkesat e dialogut dhe t’i lërë përgjegjësinë Serbisë, duke treguar Evropës dhe vendeve që ende nuk e njohin se ka përmbushur obligimet e saj.
''Sipas meje, Kosova duhet ta harrojë krejt Serbinë, në kuptimin që duhet të përmbush në mënyrë unilaterale të gjitha kërkesat e dialogut dhe t’ia lë topin në derë Serbisë, duke i thënë Evropës, të gjitha vendeve të Evropës dhe atyre vendeve që s’e njohin akoma, që jam kush jemi ne, i përmbushëm, i firmosëm, tani shkoni merreni firmën e Serbisë. Por, duhet të shkëputet totalisht nga Serbia dhe nuk duhet të jetojë me idenë e Serbisë”./Versus.al
