POLITIKË /

Reshje të dendura shiu në prag të protestës kombëtare të PD

Shkruar nga Versus

Reshje të dendura shiu në prag të protestës kombëtare

Ndërkohë që dhjetëra qytetarë janë mbledhur në selinë e PD për të pritur kryedemokratin Sali Berisha teksa drejtohet për të mbërritur në sheshin para kryeministrisë, në Tiranë kanë nisur reshje të dendura shiu.

Në shesh shihen qindra qytetarë të mbledhur me çadra, por mesa duket reshjet e shiut do ta vështirësojnë mbajtjen e protestës për të cilën zyrtarët e PD kanë pritshmëritë më të mëdha.

Edhe pse ishte parashikuar që të niste në orën 17:00, liderët e PD ende nuk kanë dalë nga selia për t’u bashkuar me protestuesit e tjerë. Versus.al

Poll