POLITIKË /

Sa shqiptarë ushtruan të drejtën e votës? KQZ del me ‘bilancin’ për zgjedhjet e 11 Majit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar një raport paraprak mbi pjesëmarrjen dhe ecurinë e procesit zgjedhor, bazuar në të dhënat e transmetuara nga operatorët në terren, si brenda territorit të Shqipërisë ashtu edhe nga votuesit jashtë vendit.

Shkruar nga Versus

Sa shqiptarë ushtruan të drejtën e votës? KQZ del me

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar një raport paraprak mbi pjesëmarrjen dhe ecurinë e procesit zgjedhor, bazuar në të dhënat e transmetuara nga operatorët në terren, si brenda territorit të Shqipërisë ashtu edhe nga votuesit jashtë vendit.

Sipas KQZ-së, nga 3.467.962 qytetarë të regjistruar në listat zgjedhore, kanë votuar gjithsej 1.462.138 zgjedhës brenda vendit. Prej këtyre, 1.406.514 vota janë shpallur të vlefshme, ndërsa 55.514 vota janë konsideruar të pavlefshme.

Në raport thuhet gjithashtu se 12 kuti votimi janë identifikuar si të parregullta dhe për këtë arsye nuk janë përfshirë në procesin e numërimit.

Sa i përket votimit nga diaspora, janë regjistruar 194.889 vota të ardhura përmes shërbimit postar. Deri në momentin e publikimit të këtij raporti, janë numëruar 1.532 vota të pavlefshme nga këto dërgesa.

KQZ nënvizon se bëhet fjalë për një bilanc paraprak, që mund të pësojë ndryshime në vijim, me përfundimin e plotë të procesit të numërimit dhe verifikimit të të gjitha kutive dhe fletëve të votimit.

Ky publikim vjen në një moment kur vëmendja është e përqendruar tek numërimi i votave nga diaspora dhe kontestimet e mundshme që kanë nisur të shfaqen nga partitë pjesëmarrëse në garë. /Versus.al/

Poll