POLITIKË /

“Sikur të mbyllnim parlamentin me pagat e deputetëve”, Rama-pensionistëve: Do ishin pikë uji në oqean për ju

Sipas Ramës, edhe nëse Kuvendi do mbyllej dhe pagat e 140 deputetëve të shpërndaheshin për pensionistët, sërish do ishin "pikë uji në oqean" për ta.

Shkruar nga Versus

“Sikur të mbyllnim parlamentin me pagat e deputetëve”,

Pas takimit me sipërmarrësit e vajit të ullirit në Berat, kryeministri Edi Rama zhvilloi edhe një takim me pensionistët të cilëve u tha se vetëm së fundmi ishte e mundur që të bëhej një plan për t’i mbështetur.

Duke përsëritur se skema e pensioneve ishte në gjendje shumë të keqe kur PS erdhi në qeveri, Rama tha se që të ketë rritje pensionesh, fillimisht duhet rritur ekonomia. Ndërsa mori si shembull pagat e deputetëve, kryeministri argumentoi se edhe nëse Kuvendi do mbyllej dhe pagat e tyre do shpërndaheshin për pensionistët, sërish nuk do kishte asnjë ndikim.

“E para realisht më vjen mirë që kam qëndruar në këtë detyrë deri kur u bë e mundur që më në fund të përcaktonim një plan financiar të mbështetur nga buxheti. Një buxhet jo i mjaftueshëm, por i arsyeshëm. Rritja e pensioneve ka qenë më e vështira dhe është gjithmonë më e vështira. Ju e dini që pensionet funksionojnë në bazë të një skeme të sigurimeve shoqërore. Nëse skema e sigurimeve shoqërore nuk është solide, por në vend që të jetë një skemë solide është një gropë që ne e trashëguam atëhere, bëhet tejet e vështirë.

Kur më pyesnit ju kam thënë vazhdimisht që e kemi prioritet, por duhet të rrisim ekonominë, që t’i qasemi këtij prioriteti. Shpesh herë sillej në vëmendje që ‘jo po rriten pagat e deputetëve’, pagat e deputetëve ata janë 140, sikur ta mbyllnim fare Parlamentin, larg qoftë, dhe të shpërndanim pagat e deputetëve do të ishte një pikë uji në oqean. Ishte shumë stresuese pamundësia dhe erdhi momenti ku pamë qartë mundësinë”, tha Rama. Versus.al

Poll