POLITIKË /

“S’jam më e pasur prej tij”, Linda Rama rrëfen njohjen me kryeministrin: Martesa me Edin më shkaktoi 3 dorëheqje

Linda Rama rrëfeu se gjatë javës kur pati martesën me kryeministrin, dha dorëheqje si lektore në një universitet, nga zyra që drejtonte dhe nga Fondacioni Soros.

Shkruar nga Versus
“S’jam më e pasur prej tij”, Linda Rama rrëfen
Linda Rama

Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama e ftuar mbrëmë në emisionin “Opinion” u dha përgjigjie disa pyetjeve sa i takon aludimeve të ndryshme në publik duke nisur nga pasuria e saj.

Linda Rama tha se martesa me kryeministrin nuk e ka bërë që të jetë më e pasur dhe se ka vijuar të punojë duke seleksionuar disa pozicione të caktuara për shkak të statusit të saj.

“Unë nuk mund të shtoj pasuri se jam bashkëshorte e kryeministrit. Pasuria nuk shtohet për këto arsye.  Kam punuar këto vite njëlloj siç kam punuar në karrierën time profesionale me ndryshimin që shumë punë që i bëja më parë nuk i kam bërë më, ekspertiza, këshillime, e të tjera si këto, sepse kam gjykuar që këto nuk duhen bërë për shkak të pozicionit tim. Kam hyrë në filtrin tim të seleksionimit. Sigurisht që unë kam punuar dhe Edi ka punuar dhe ne për shkak të punës paguhemi, jemi subjekt të deklarimit të pasurive. Kjo pyetje që ju po bëni çdo gjë është e deklaruar. Çdo njeri është i lirë me të ardhurat e veta ta përcaktojë vetë kush është interesi për të menaxhuar paratë”- tha Linda Rama.

Teksa rrëfeu për njohjen me Ramën në vitin 2002 dhe më pas martesën në vitin 2010, ajo u shpreh se për shkak të kësaj gjëje brenda javës kur u kurorëzuan iu desh të jepte 3 dorëheqje brenda javës në vendet ku punonte pasi ashtu e kishte arsyetuar.

“Në vitin 2010, atë javën e martesës me Edin, më shkaktoi 3 dorëheqje që i kam dhënë pa m’i kërkuar njeri, jo se kishte ndonjë problem etik, por sistemi im arsyetues dhe etika ime e brendshme ma thoshte këtë gjë. Dhashë dorëheqjen nga drejtuese e zyrës ku punoja, një dorëheqje ka qenë largimi nga auditori si lektore sepse jepja politika publike në nivelin master dhe dorëheqja e tretë ka qenë nga bordi i fondacionit Soros. Nga bordi ka pasur rezistencë të fortë që të mos pranonin dorëheqjen time, sepse e kishin të pamundur të pranonin që pozicioni i Edit në atë kohë të ishte një plumb ekzekutues për karrierën time që kishte ardhur si rezultat i kontributeve dhe meritave që kisha. Jam ndjerë shumë mirë sepse aty kam kuptuar shkallën e maturisë së atyre njerëzve dhe insistimin për të mos krijuar precedent që pastaj mund të rezononin si arsye tek të tjerët”, deklaroi Linda Rama. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: