POLITIKË /

“Ta shpallim armikun më të rrezikshëm”, Berisha: Rama deklaroi se i ka shpallur luftë drejtësisë

Sipas kryedemokratit, Rama është armiku kryesor i Shqipërisë duke lënë pas vendin për 13 vite.

Shkruar nga Versus

“Ta shpallim armikun më të rrezikshëm”, Berisha: Rama

Sali Berisha tha se shqiptarët duhet ta shpallin kryeministrin Edi Rama ‘armikun kryesor’ të vendit sepse sipas tij, ai i ka shkaktuar vendit dëme të mëdha gjatë 13 viteve qeverisje duke e lënë mbrapa në shumë sektorë ndërsa shtetet e tjera kanë përparuar.

“Edi Rama deklaroi se i ka shpallur luftë drejtësisë. Ai deklaroi se në fazën tjetër të grushtit të shtetit nuk do përfillë vendimin e GJK. Nëse duam ta cojmë në fund këtë betejë, ka ardhur koha që Edi Ramën që tentoi grushtin e shtetit dhe deklaron se nuk heq dorë nga grushti i shtetit, ta shpallim armikun jo vetëm më të pamëshirë, por edhe më të rrezikshëm të shqiptarëve dhe Shqipërisë. Çdo shifër e këtyre 13 viteve flet për rrënim të Shqipërisë me përgjegjës kryesor Edvin Ramën”- deklaroi Berisha duke iu drejtuar edhe policëve të cilëve iu tha se sa rroga vjetore që marrin 6 prej tyre, Rama i shpenzon për një shishe verë. Versus.al

 

Poll