POLITIKË /

Tha se do t’i bashkohet PS, PL sulmon ashpër Braimllarin: Ordiner, 'përbetohej' për besnikëri të përjetshme ndaj Metës

Shkruar nga Versus
Tha se do t’i bashkohet PS, PL sulmon ashpër Braimllarin: Ordiner,
Ilir Meta, Indrit Braimllari

Deklarata e Endrit Braimllari, ish numri dy i Ilir Metës ka trazuar ujërat në Partinë e Lirisë. Ish-nënkryetar i kësaj partie, Braimllari gjatë daljeve të tij në media u shpreh se nëse do krijohej hapësirat e nevojshme ishte i gatshëm të bashkëpunojë me Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit.

I menjëhershëm ishte reagimi nga ana e Partisë së Lirisë. Në një postim në rrjete sociale, zëdhënsja e Ilir Metës, Jasmira Memelli ka përdorur një gjuhë të ashpër duke e quajtur Braimllarin si “sufllaqexhi” si dhe i marr peng nga SPAK për shkak të disa firmave të tij të paligjshme dhe të pamoralshme.

Postimi i plotë i Jasmira Memellit:

Një përgjigje për “sufllaqexhiun” e grupit kriminal të SPAK-ut: “21 Nëntori”! Për herë të dhjetë në pak ditë, bashkëpunëtori i regjimit dhe i SPAK-u nga 21 nëntori 2023, Endrit Brahimllari, ka shpallur largimin nga Partia e Lirisë. E vërteta është se ky “sufllaqexhi” ordiner, që gdhihej dhe ngrysej duke “u përbetuar” për besnikëri të përjetshme ndaj Ilir Metës, prej 1 viti e gjysëm nuk është më pjesë e asnjë strukture tone politike dhe as anëtar i Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Shkak janë firmat e tij të paligjshme dhe të pamoralshme, si dhe marrja peng nga SPAK, bashkë me të disa afërm të tij. I kapur peng për shkak të firmave dhe veprimeve të papërgjegjshme, të parregullta dhe të pamoralshme, dhe tanimë i korruptuar deri në fyt, ky “sufllaqexhi” ordiner nga “zëri i qytetarëve” është kthyer në “një kërmill lëpirës”, në pritje për t’u kthyer në një përfitues të rëndomtë të zhvatjes së taksave të qytetarëve, a thua se “Rilindjes” nuk i mjaftojnë “sufllaqexhinjtë” e saj. Nga një “besnik i jashtëzakonshëm” i Ilir Metës, Endrit sufllaqja tanimë është konvertuar edhe në një diversionit të ndyrë të SPAK-ut dhe të regjimit, që në bashkëpunim me të tjerë, prej një viti ka punuar kundër Partisë së Lirisë, i keqpërdorur në ekstrem nga “Rilindja” dhe Altin Dumani, siç po e dëshmon edhe vetë me zë e figurë.

Duke i uruar biznesmenit më të ri Endrit Brahimllari, bashkëjetesë të suksesshme me “Prindin 1” dhe “Prindin 2”, dhe sa më shumë të ardhura në biznesin e ri fitimprurës që ka hapur me lekët që ka vjedhur, i kujtojmë se ka për detyrim të paraqitet sa më parë pranë Partisë së Lirisë dhe të japë sqarime për parregullistë me financat që na la trashëgim, si dhe të dorëzojë mandatin e Këshilltarit që nuk i përket atij. Endriti e di shumë mirë që as në ëndrrat e tij më të bukura nuk e kishte parë të bëhej deputet dhe të kryesonte listën e këshilltarëve bashkiakë! Ndaj bën mirë të kthejë mandatin e të vazhdojë të lëpijë andej nga është nisur!
Endrit të presim të na kthesh edhe financiaren, sepse kaq detyrim para Partisë së Lirisë e ke!

Zyra e Financës është e hapur nga ora 08:00, në pritje që të vish të japësh sqarime!

PS: Foto e Endrit sufllaqes në biznesin e ri që ka hapur!/Versus.al

Tha se do t’i bashkohet PS, PL sulmon ashpër Braimllarin: Ordiner,

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: