POLITIKË /

U shkarkua me urdhër të kryetares së komanduar, gjykata rikthen në detyrë ‘besnikun’ e Veliajt

Në mars të vitit të kaluar, Alban Dokushi u shkarkua me vendim të kryebashkiakes së komanduar, Anuela Ristani.

Shkruar nga Versus
U shkarkua me urdhër të kryetares së komanduar, gjykata rikthen
Anuela Ristani, Erion Veliaj

Alban Dokushi është rikthyer në detyrën e tij si sekretar i përgjithshëm i bashkisë së Tiranës me vendim të gjykatës Administrative. Gjykata e shpalli të pavlefshëm vendimin për shkarkimin e Dokushit. 

Më 20 mars të vitit të kaluar, kryebashkiakja e komanduar Anuela Ristani shkarkoi nga detyra Dokushin i cili gjithashtu ishte një prej avokatëve mbrojtës të kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj.

Vendimi gjyqësor ka efekt të menjëhershëm dhe është i detyrueshëm për zbatim, duke rivendosur plotësisht gjendjen juridike të mëparshme. Versus.al

Poll