POLITIKË /

VIDEO/ Çfarë ndodhi? Mediu përshëndetet me Berishën dhe largohet nga protesta

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Çfarë ndodhi? Mediu përshëndetet me Berishën

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, është larguar nga protesta e opozitës që po zhvillohet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Para largimit, Mediu është parë teksa është përshëndetur me liderin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili ndodhej në krye të tubimit.

Nuk dihen ende arsyet e largimit të tij nga protesta, ndërsa prania e Mediut në këtë tubim ishte në kuadër të mbështetjes së aleatëve të opozitës për kauzat e ngritura kundër qeverisë.

Protesta vijon me pjesëmarrjen e mbështetësve të opozitës nga qytete të ndryshme të vendit, ndërsa pritet që në vijim të ketë zhvillime të tjera dhe fjalime nga drejtuesit politikë./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll