POLITIKË /

VIDEO/ Ligji për referendumet, Rama takim në zyrë me Ballën, Koçiun, Demon dhe Ismailin! Ibrahimajn e pret te 'Vila 30'

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një seri takimesh me kabinetin qeveritar, duke u fokusuar kryesisht në strategjinë e komunikimit dhe axhendën për referendumet.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Ligji për referendumet, Rama takim në zyrë me Ballën,

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një seri takimesh me kabinetin qeveritar, duke u fokusuar kryesisht në strategjinë e komunikimit dhe axhendën për referendumet.

Në takim morën pjesë kreu i Grupit Parlamentar të Partia Socialiste, Taulant Balla, zv/kryeministrja Albana Koçiu, ministri i shtetit për pushtetin vendor, Ervin Demo, dhe ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Erjona Ismaili.

Mëngjesin e sotëm, Rama ka pritur tek 'Vila 30' gjithashtu ministren e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, dhe drejtues të institucioneve në varësi, përfshirë kreun e AKSHI, Igli Tafa.

Takimet vijnë një ditë pas prezantimit të draftit për referendumet nga Balla, i cili njoftoi se do të zhvillohen tryeza konsultative me juristë, profesorë, studentë dhe shoqërinë civile për të konsoliduar projektligjin para procedurës në Kuvend.

Gjithashtu, dje Rama zhvilloi takime në "Vila 30" me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, dhe ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

 

Tags:

edi rama

Poll