POLITIKË /

VIDEO/ Me valle, daulle dhe kulaç me kripë, Rama inaguron rrugën Qukës-Qafë Plloçë

Segmenti i ri rrugor, me gjatësi 43 kilometra, përfshin rreth 10 kilometra përgjatë lumit Shkumbin dhe më pas kalon në zonën malore të Mokrës.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Me valle, daulle dhe  kulaç me kripë, Rama inaguron
Edi Rama në inagurimin e rrugës Qukës-Qafë Plloçë

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në inagurimin e rrugës Qukës-Qafë Plloçë, e cila nga paraditeja e sotme është e hapur për të gjitha llojet e automjeteve.

Banorët e zonës e pritën me këngë dhe valle, ndërsa tradita nuk mungoi as me kulaçin me kripë, të cilin Rama e provoi i pari.

Pas tij, ushqimin e shijuan zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe deputeti i zonës, Niko Peleshi.

Segmenti i ri rrugor, me gjatësi 43 kilometra, përfshin rreth 10 kilometra përgjatë lumit Shkumbin dhe më pas kalon në zonën malore të Mokrës.

Ai përfshin ndërtimin e më shumë se 20 urave, mureve mbajtëse dhe një tuneli 375 metra të gjatë.

Ky aks pritet të shkurtrojë ndjeshëm distancën midis Tiranës dhe Korçës, duke dhënë një nxitje të re për turizmin në Juglindje./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll