POLITIKË /

“S’do jenë më pre e injorantëve”, Rama për plazhet e Ksamilit dhe Dhërmiut: Do ua heqim nga dora privatit

Rama tha se bashkitë duhet të ofrojnë shërbime për qytetarët në plazhe.

Shkruar nga Versus

“S’do jenë më pre e injorantëve”, Rama për

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës “Shqipëria turistike 2030” ku ishin të pranishëm edhe kryebashkiakët e vendit, ka folur për turizmin gjatë këtij sezoni veror. Duke i quajtur “plazhe të dhunuara”, Rama tha se do të ketë një aksion për t’ju hequr nga duart plazhet subjekteve që i shohin vetëm për përfitime të momentit.

Ai përmendi si raste plazhet e Ksamilit dhe Dhërmiut. Duke përmendur ndotjen e madhe akustike dhe mjedisore me hedhjen e ujërave të zeza në det, Rama tha se shteti do ta marrë plazhin nga dora e bizneseve private.

“Po e filloj me plazhet e dhunuara, kjo është fjalae duhur për plazhin e Ksamilit. Kjo është fjala e duhur për shumë plazhe të tjera. Ksamili është një nga plazhet më të bukura të botës dhe nuk mund të jetë më pre e injorantëve që e shikojnë si tokë për t’u pushtuar dhe për t’u sjell me turistët e vizitorët sikur të jenë skllevër që mund të hanë edhe shkopine cadrës në kokë. Apo të vendosin cmime të paimagjinueshme që vetëm lëndojnë imazhin e turizmit shqiptar. Plazhet e dhunuara duhet t’ua heqim nga dora privatëve. Nuk ka më parsye që plazhi publik i Ksamilit të jetë privat ku dendësia është e lidhur me stresin, cmimet marramendëse dhe shërbim mizerabël.

Nuk ka nevojë të ketë subjekte që vijnë nga zona të tjera që cmendin dynjanë me muzikën e tyre dhe hedhin ujërat e zeza në det. Kryebashkiaku i Himarës e ka treguar me shembuj konkretë sesi bashkia mund të menaxhojë një plazh me përmasa modeste.

Plazhe si plazhi i Durrësit, Velipojës apo Shëngjinit që janë plazhe të mëdha nuk mund të kthehen në plazhe 100% të administruara nga bashkia por duhet të vazhdojnë të rrisin kërkesën për shërbim cilësor që i përgjigjet asaj që qytetari paguan. Nëse ato plazhe kanë qenë shumë më të frekuentuara, ka qenë në përputhje të cilësisë së shërbimit me kërkesën. Nuk mund të vendosësh cmime marramendëse për një shezlong vetëm se je në Ksamil dhe nuk ke asnjë kontribut në këtë pjesë, as për bukurinë e natyrës, as për pastërtinë e detit apo rërës. Kur vendos një çmim duhet të ofrosh cilësinë që lidhet me atë çmim. Për këtë është plotësisht e mundur të shkojmë në një hap tjetër pasi eksperienca e këtij viti tregoi se është plotësisht e mundshme”- u shpreh Rama mes të tjerash. Versus.al

Poll