POLITIKË /

VIDEO/ “U detyruam të paguajmë për të mos u anuluar koncerti i Kanye West”, Rama reagon ndaj akuzave

Në një video-mesazh, Rama i quajti dezinformim akuzat për shpenzim 50 mln euro nga qeveria, ndërsa theksoi se koncerti është një aktivitet i organizuar privatisht, që financohet nga sponsorët dhe shitja e biletave.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ “U detyruam të paguajmë për të mos u anuluar

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar arsyet pse qeveria shqiptare u detyrua të paguajë 4 mln euro  për koncertin e Kanye West.

Në një video-mesazh, Rama i quajti dezinformim akuzat për shpenzim 50 mln euro nga qeveria, ndërsa theksoi se koncerti është një aktivitet i organizuar privatisht, që financohet nga sponsorët dhe shitja e biletave.

Por, ai tha se qeveria u detyrua të ndërhyjë në momentin e fundit të paguajë 4 mln euro për të mos u anuluar koncerti.

“Që në fillim ne kemi firmosur vetëm një letër gatishmërie si mikpritës, ku kemi garantuar përvec mikpritjes sigurisht, siguri dhe mbështetje logjistike, duke theksuar se nuk marrim përsipër asnjë angazhim financiar. Asnjë angazhim financiar!

Por si i bëhet kur je i detyruar “in extremis”, të ndërhysh siç bëmë faktikisht vetëm mbrëmë, me 4 milionë euro, për të mos lejuar anulimin e një koncerti të shumëpritur dhe turpërimin e Shqipërisë, në rradhë të parë para atyre dhjetëra mijëra blerësve të huaj të biletave, të cilët janë më shumë sesa tifozët e huaj që erdhën në Tiranë për finalen e Conference League”, tha Rama./Versus.al

Poll