POLITIKË /

Zgjedhjet vendore, Rama: Ka nisur cikli i takimeve në qarqe, do të jetë fitore shembullore e PS

Kryeministri Edi Rama, në podcastin “Flasim”, ka folur për zgjedhjet e ardhshme vendore dhe organizimin e Partisë Socialiste në terren, duke bërë të ditur se do të nisin një seri takimesh në të gjitha qarqet e vendit. Kryeministri Edi Rama thotë se Partia Socialiste do të nisë një cikël takimesh në të gjitha qarqet në kuadër të zgjedhjeve vendore, me synim komunikimin me qytetarët dhe trajtimin e problematikave në terren.

Shkruar nga Versus
Zgjedhjet vendore, Rama: Ka nisur cikli i takimeve në qarqe, do të
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, në podcastin “Flasim”, ka folur për zgjedhjet e ardhshme vendore dhe organizimin e Partisë Socialiste në terren, duke bërë të ditur se do të nisin një seri takimesh në të gjitha qarqet e vendit.

Rama u shpreh se ky proces synon komunikim më të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe trajtimin e problematikave në nivel lokal, si dhe prezantimin e punëve të nisura dhe atyre që pritet të fillojnë në mandatin e katërt qeverisës.

“Ne e nisim me kohë atë që do të jetë fitorja e ardhshme shembullore e Partisë Socialiste”, deklaroi kryeministri, duke theksuar se në këto takime do të dëgjohen shqetësimet e qytetarëve dhe do të diskutohen sfidat e përbashkëta.

Ai shtoi se cikli i takimeve në terren do të shërbejë për të forcuar komunikimin me komunitetet dhe për të adresuar çështje që lidhen me zhvillimin e vendit, ndërsa përgjegjësia kryesore për zgjidhjen e tyre, sipas tij, i takon qeverisë.

Kryeministri Rama: Dhe në mbyllje të shënimeve, dua të nënvizoj se kemi hyrë tanimë në një fazë të re komunikimi më të drejtpërdrejtë dhe natyrisht në të gjithë territorin, ku do të angazhohemi me një cikël takimesh me komunitetet në të gjitha qarqet për të folur për këtë moment të rëndësishëm të vendit, për punët që kanë nisur në këtë mandat të katërt, për punët që do të nisin së shpejti dhe natyrisht për të dëgjuar njerëzit.

Dhe në funksion të organizimit, që si gjithmonë ne e nisim me kohë për atë që do të jetë fitorja e ardhshme shembullore e Partisë Socialiste vitin e ardhshëm në zgjedhjet vendore.

Në këto takime do të flasim për punët e Shqipërisë, do të flasim për çka po ndërtojmë, do të flasim për çka shohim si pengesa për t’u kapërcyer.

Do të flasim për gjithçka që njerëzit do të duan të ndajnë me ne apo duan të dëgjojnë nga ne. Dhe patjetër do të ndajmë me njerëzit ato që janë sfida tërësisht të përbashkëta, ku natyrisht përgjegjësia kryesore i takon, dhe s’ka sesi të jetë tjetër, qeverisë.Versus.al

 

Tags:

edi rama

Poll